Connect with us

Aktualitet

Messi në lot: Doja të qëndroja, Barcelona shtëpia ime. PSG? Një nga opsionet

Published

on

Leo Messi është larguar nga Barcelona pas 21 viteve të kaluara në klubin katalanas. Ylli argjentinas foli sot në konferencën për shtypin, në fillim të së cilës nuk i mbajti dot lotët.

Kapiteni dëshironte të qëndronte në “Camp Nou”, por një gjë e tillë nuk u arrit. E ardhmja quhet PSG, me Messin që e pranon se kalimin në kryeqytetin francez është një mundësi konkrete.

“Nuk e di nëse do të jem në gjendje të flas sot. Jam menduar shumë këto ditë, kam qenë i bllokuar dhe nuk ia kisha idenë se çfarë të thoja.

Kjo lamtumirë është realisht e vështirë për mua, kam një jetë këtu dhe nuk isha gati të largohesha, ndryshe nga viti i kaluar kur isha gati të ikja.

Atëherë e dija se çfarë të thoja, tani jo. Isha i bindur që do të vazhdoja karrierën time te Barcelona, ishte dëshira ime më e madhe.

Gjithmonë kam dashur të qëndroj këtu dhe të shijoj jetën e mrekullueshme në këtë qytet.”

“Isha i bindur se do të qëndroja te Barcelona. Kjo është shtëpia ime, shtëpia jonë. Unë doja të qëndroja këtu, ky ishte plani… por sot duhet të them lamtumirë pas një jetë të kaluar këtu.

Isha 13 vjeç kur erdha këtu. Po largohem pas 21 vitesh me gruan time dhe tre fëmijë katalano-argjentinas. Nuk mund të jem më shumë krenar se kaq për atë që kam bërë me Barcelonën. Një ditë do të rikthehemi, jam i bindur.

Kontrata ime e re kishte mbaruar. Unë doja të qëndroja, gjithçka ishte mbyllur kur u ktheva nga pushimet. E ardhmja? PSG është një mundësi, po.

Për momentin asgjë nuk është konfirmuar, kam marrë shumë telefonata pas komunikatës zyrtare të Barcelonës. Po bisedojmë për të ardhmen time”, deklaroi Leo Messi.