Connect with us

Uncategorized

Mbaroi dënimin në janar, shqiptari vijon të mbahet në burg në Greqi

Published

on

45-vjeçari shqiptar Afrim Rexha, i mbyllur për disa vite në burgjet greke tashmë duhej të kishte dalë nga qelia, por po mbahet aty për gati 7 muaj edhe pse ka përfunduar dënimin.

Sipas gazetarit shqiptar në Greqi, Shpëtim Zinxhirija, Rexha ka përfunduar dënimin në janar të këtij viti dhe duhej të kishte dalë tashmë, megjithatë gjendet ende në qeli dhe askush nuk ka një informacion se përse ka ndodhur diçka e tillë.

Vendimi i pafajësisë për thikën e gjetur

Gazetari shtron pyetjen nëse ky është një rast i veçuar apo mbajtja e shqiptarëve në burg edhe pas përfundimit të dënimit është një fenomen në Greqi?

Mësohet se më herët, gjatë një kontrolli në qelinë e Rexhës gardianët kanë gjetur një thikë, e cila sipas tij përdorej për hapjen e konservave.

Madje, sipas avokatit të tij ai është shpallur edhe i pafajshëm në lidhje me këtë akuzë, megjithatë kjo është ajo për të cilën dyshohet se po mbahet ende në burg edhe pse nuk ka një hetim apo vendim gjykate ndaj tij.