Connect with us

Uncategorized

Donte një vend në ministri! Dyshohet se i dha peshk dhe para Rovena Vodës, Apeli lë në ‘arrest shtëpie’ Florida Beun

Published

on

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Florida Beun.

Beu, e cila është nën hetim në të njëjtën dosje me ish-zëvendësministren Rovena Voda dyshohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm.”

Ajo dyshohet se i dha ryshfet ish-zëvendësministres për një vend pune në Ministrinë e Brendshme.

Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë një 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Flordia Beun në ministri.

Kurse, avokatja Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Si provë më të fortë, SPAK ka në duar përgjimet telefonike të tyre.

Kjo aferë korruptive u zbulua gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.