Connect with us

Uncategorized

Lionel Messi në aeroportin e Barcelonës me destinacion Parisin

Published

on

Vetëm pak orë e ndajnë Lionel Mesin për tu bërë një futbollist i PSG-së.

Ylli argjentinas pak ditë më parë u largua nga Barcelona pas 21 vitesh për të kaluar tek skuadra e PSG-së për një aventurë të re në karrierën e tij.

Gjashtë herë “Topi i Artë” ka mbërritur në aeroportin e Barcelonës për të fluturuar me destinacion kryeqytetin francez për të firmosur me klubin e sheikut Al-Kelaifi.

34-vjeçari me shumë gjasa do të përfitojë një pagë prej 35 milionë euro neto në sezon nga ku do të firmosë për dy vite me opsion për të tretin.