Një 23 vjeçar thuhet se është autori i sulmit tronditës në Plymouth në jug të Anglisë që rezultoi me vdekjen e 5 personave. Personi që mbolli terror dhe më pas kreu vetvrasje thuhet se është Jake Davison. Disa dëshmitarë raportuan se 23 vjeçar kishte planifikuar sulmin.
Ai madje thuhet se ka qëlluar anëtarët e familjes së tij para të dilte në rrugë dhe të hapte zjarr ndaj të kalimtarëve.
Sipas Dailymail, në mesin e viktimave janë nëna e autorit, vëllai i tij dhe një vajzë pesëvjeçare, ndërsa të paktën dy persona që kishin marrë qentë për shëtitje vdiqën nga plumbat e personit të armatosur.
Dëshmitarët okularë kanë përshkruar personin e armatosur të veshur në të zezë dhe gri duke goditur derën e një shtëpie dhe duke hapur zjarr në zonën Cayham të qytetit .
Burimet e sigurisë thanë se ai nuk po trajtohej si terrorist.
Sharron Turner, 57 vjeç, i cili pa prapaskenat e të shtënave, tha se një person i armatosur “goditi” derën e përparme të një shtëpie para se të qëllonte një nënë të re dhe vajzën e saj, e cila ishte rreth pesë vjeç.
Një dëshmitar i tha DailyMail:
“Isha në shtëpinë e partnerit tim pasi shkova në palestër. Ne ishim në kuzhinën e tij duke bërë disa sanduiçe dhe papritmas dëgjuam zëra. Në fillim menduam se ishin fishekzjarre, pasi zona është e zhurmshme ndonjëherë. Dhe kështu dolëm në pjesën e përparme të shtëpisë. Pastaj pamë personin e armatosur dhe telefonuam 999.”