Connect with us

Aktualitet

U fut në det për t’u larë dhe u mbyt, polumbarët në Gjirin e Lalzit kërkojnë trupin e 23 vjeçarit nga Tirana

Published

on

Një 23 vjeçar nga Tirana dyshohet se është mbytur duke u larë në Gjirin e Lalzit, pasditen e sotme. Sipas Policisë, i riu me inicialet A.S është futur për t’u larë dhe nuk ka dalë më nga deti. Polumbarët po kërkojnë për trupin e tij.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes.

Ndërkohë, po ditën e sotme në Durrës është mbytur dhe një 76 vjeçar. Ai ishte duke u larë në det në zonën e Sektor Rinia.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, në orën 16:30, në Sektor Rinia, është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç, banues në Durrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.