Connect with us

Aktualitet

Pas atentatit me një të vrarë dhe 5 të plagosur, RENEA kontrolle të befasishme në Durrës, Lezhë e Shkodër

Published

on

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Lushnje me një viktimë dhe 5 të plagosur, forcat speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në Durrës, Lezhë dhe Shkodër për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, personave të përfshirë apo të dyshuar si autorë te krimeve kundër personit e pronës etj.

Burimet bëjne me dije se janë shoqëruar për verifikim dhjetëra persona në Durrës, Lezhë e Shkodër.

Kontrollet vijojnë, ndërkohë RENEA mësohet se do të ushtrojë kontrolle të tilla edhe në qytete të tjera.

Një ditë pas vrasjes së bizmesmenit Bledar Muça në Lushnje, ngjarja ka mbetur pa autor edhe pse policia dyshon se atentati është mesazh mes grupeve të forta kriminale.

Hetuesit kanë shoqëruar disa persona, ndërsa po heton edhe aktivitetet e viktimës si dhe përfshirjen e 35-vjeçarit në disa aktivitete biznesi.