Connect with us

Aktualitet

“Vend i vogël me zemër të madhe”, Yuri Kim ‘e tepron’ pak me dashurinë ndaj Shqpërisë: Nëse një ditë ndodhem në vështirësi rikthehem këtu

Published

on

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në  “Festivali i Kulturës Izrael –Shqipëri” të mbajtur mbrëmjen e së hënës, ku ndër të tjera ka deklaruar se në rast se një ditë do të jetë në vështirësi nuk do të ngurrojë të rikthehet këtu.

Gjatë fjalës së saj, diplomatja amerikane ka folur edhe një herë për mikpritjen dhe besën e shqiptarëve.

Kim u shpreh se shumë gjëra fliten për shqiptarët, por kur bota kalon situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë “bukë, kripë e zemër”.

“Një mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikpritjes dhe kurajos. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qenie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet t’i mësojë bota nga ky vend i vogël…Është një vend i vogël me zemër të madhe.”, tha Kim.