Connect with us

Aktualitet

“Berisha i ka shkelur dikujt në kallo”, Çani: Basha fitoi pikë me veprimin që bëri, mund të bëhet kryeministër pas vitit…

Published

on

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar përjashtimin e Sali Berishës nga PD.

Çani tha se lufta e amerikanëve me Berishën është personale dhe se ai “dikujt i ka shkelur në kallo”.

Për Çanin, veprimi i Bashës është i fortë dhe i jep atij pikë.
“Nuk i shohim të gjitha letrat. Letrat i shohin vetëm dy aktorët, Berisha dhe Basha. Unë them se na duhet akoma kohë.

Nga informacionet nga disa miq që punojnë për State Department, do të dalë në publik që kjo aferë e amerikanëve kundër Berishës nuk ka të bëjë fare me politikën e jashtme amerikane.

Është aferë personale, Berisha dikujt i ka shkelur në kallo. Kjo pritet të dalë. Është shumë e rëndësishme, kjo luftë e gringove kundër Berishës, është parimore? Apo ështrë luftë se Berisha ka prishur interes të dikujt?

Lul Basha ka luajtur shumë bukur këto tetë vjet, sikur është Berisha që bën çdo gjë. Me këtë akt ai ka firmosur, kryeministër i ardhshëm, pas 2029.

Ky është një serial që do të shohim gjatë. Basha me aktin e fundit që bëri ndaj doktorit ka fituar shumë pikë. Për momentin duket Basha i dobët, por ka fituar shumë pikë. Ka treguar që di të godasë në momentin e duhur, u ka treguar të gjithëve që di të godasë në momentin e duhur. Basha po të besosh shumë njerëz, nuk shkonte dot në USA që në 2016″, tha Çani.