Connect with us

Aktualitet

U gjet i gjallë në një gomonë, nisin telashet e para me drejtësinë për Davide Pecorellin

Published

on

Prokuroria italiane ka marrë në pyetje biznesmenin Davide Pecorelli, i cili u gjet i gjallë dy ditë më parë, teksa ishte shpallur në kërkim në Shqipëri që në ditët e para të janarit. Ndërkohë që familjarët e kërkonin të vdekur në Shqipëri dhe Itali, biznesmeni u gjet i gjallë në një gomone në shtetin fqinj, ku po përpiqej të jetonte në fshehtësi larg vëmendjes së të gjithëve, ndoshta për shkak të borxheve të shumta që kishte marrë për shkaqe biznesi.

Sinjali i parë që i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ai ishte gjallë, ka qenjë një tërheqje parash përmes bankomatit të një llogarie të Davide Pecorelli të dielës së javës së kaluar me 12 Shtator. Ndërkohë që policia po analizonte këtë informacion të dhënë nga një prej shumë të njohurve të Davide Pecorelli, në Itali, autoritetet kanë njoftuar se biznesmeni është i gjallë në ishullin Elba në Toskana, në një gomone e cila pësoi defekt gjatë lundrimit duke u detyruar të kërkonte ndihmë.

Italiani ishte pronar i disa salloneve të bukurisë, midis Umbira dhe Toskana, por para se të intesifikonte zhdukjen, këto biznese ishin përfshirë në krizë ekonomike, duke hyrë në borxhe dhe sipërmarrje të tjera dhe me vetë sipërmarrjen e shtetit.

Për të shmangur pagesën e borxheve, hetuesit dyshojnë se Davide Pecoreli ka inskenuar zhdukjen, duke udhëtuar drejt Shqipërisë dhe më pas duke djegur makinën që kishte marrë me qira në Rinas.

Automjeti u gjet i shkrumbuar me 6 janar, ndërsa brenda ishin vendosur disa eshtra që megjithëse uk rezultuan asnjëherë të Pecorelli, vonuan hetimin për disa muaj për shkak të analizave të ADNS-së. Biznesmeni tashmë pritet t’i kërkohen sqarime në Itali në lidhje me mënyrën se si u kthye  atje, pasi sajoi zhdukjen në Shqipëri. Ndërkohë që 45-vjeçari kishte ndryshuar pamjen për të mos zbuluar identitetin e tij, babi i tij Romeo Pecorelli tregonte se kishte shumë muaj që nuk dilte nga shtëpia për shkak të ngjarjes.