Connect with us

Aktualitet

FOTOT/Përjashtimi i Berishës, pas përplasjes me Bashën, Flamur Noka tenton të rrahë Salianjin

Published

on

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat, Partia Demokratike zien nga përplasjet verbale e gati tek ato fizike. Pas përplasjes me Lulzim Bashën, mbështetësi kryesor i Berishës, Flamur Noka është përplasur edhe me deputetin Ervin Salianji i cili është në krah të kryedemokratit Basha.

Përplasja mes dy eksponentëve kryesorë të selisë blu, ka ardhur pas debateve të forta në grupin parlamentar demokrat, ku deputeti Flamur Noka ka bërë diskutime të ashpra me Lulzim Bashën duke i kërkuar llogari për vendimin e marrë.

Pas përfundimit të mbledhjes Noka është konfliktuar edhe deputetin Ervin Salianji. Ky i fundit e ka provokuar debatin ku ka thënë se PD duhet të shkojë drejt perëndimit dhe se ai si deputet i ri është garanci për luftën ndaj Ramës deri në rrëzim. Ky qëndrim i Salianjit ka sjellë edhe revoltën e Flamur Nokës ku sicc duket në fotot e mëposhtme është gati për një përplasje fizike me Salianjin.