Connect with us

Aktualitet

Dada Sadrie dhe ‘babalet’ e partisë time, PD

Published

on

E kam te pamundur te mos mendoj per nje nga mesimet me te rendesishme qe me ka dhene Dada Sabrie, gjyshja ime, teksa shoh lidershipin e partise ne te cilen bej pjese te zgerdhihet ne Parlament, te bej sfilata robash dhe te postoi foto modelesh te pakumptimta kur dim gjendjen ne te cilen eshte vendi.

Kur isha i vogel, edhe pse jo aq shpesh sa vellain, prinderit me nisnin gjate veres me furgon per ne Tropoje te kaloja disa kohe me gjysherit. Jane kujtime shume te shtrenjta per mua. Dada Sabrie ishte gjyshe shume e dashur, e kujdesshme por edhe shume e rrepte. Ne duhet te njihnim dhe te rrespektonim vlerat e malesise si pjese e thelle e identetit tone te trasheguar.

Nder keto parime bente pjese nje, te cilin e kisha me te veshtire ta rrespektoja se te tjeret dhe qe ishte respekti per ushqimin. Une kisha kaluar shume kohe ne France ku femijeve u pranoheshin shume naze dhe ku ushqimet ishin te shumellojshme. Nuk eshte ofendim per Tropojen te thuash se tradita e ushqimit ka me pak llojshmeri se ajo franceze e cila eshte pjese e trashegimise boterore te UNESCO-s.

Keshtu, shpesh kur pjata vendosej ne tavoline dhe mua nuk me pelqente, ose per te qene me te sinqerte nuk me pelqente pamja e saj, i thoja Dades se nuk e doja dhe se duhej te me bente nje pjate tjeter. Me nje buzeqeshje ne cep te buzes, pa e ngritur asnjehere zerin, pa u lodhur asnjehere nga perseritja e kesaj skene dada me thoshte : « Biro, haje sa eshte akoma e nxehte se do te marre uria pastaj, do e hashe te ftohte dhe do te pelqej akoma me pak se cte pelqen tani. »

Ne menyre te sigurte, sic e parashikone Dada, kur uria behej shume e forte, kthehesha si hajdut ne shtepine time te haja pjaten e ftohte e cila nuk kishte levizur nga tavolina. Dada nuk thoshte gje, si pa e kuptuar kalonte me pas dhe merrte pjaten ta lante.

Kjo histori pra me kujtohet kur shoh deputetet e partise ne te cilen bej pjese teksa jane ulur perseri ne kariket e parlamentit. Per me shume se 2 vjet u bojkotua parlamenti, u bojkotuan zgjedhjet vendore, vendime keto qe sic e dim sot sollen pasoja te tmershme ne konsolidimin e autokracise ne vendin tone nga Edi Rama.

Edhe ne pra u kthyem te hajme gjellen, u kthyem ne institucione nderkohe qe pjata eshte ftohur akoma me shume, nderkohe qe asnje kriter objektiv nuk eshte permiresuar nga koha fillestare kur u moren keto vendime. Jemi ne lufte na thone por lufta nuk shihet gjekundi. Asnje njeri nuk mban pergjegjesi per asnje gje. Asnje vendim nuk sjell asnje pasoje per askend. Kjo pra eshte politika e sotme ne Shqiperi, nje gjelle e ftohte ne barkun boshe.

Por kjo gjelle e ftohte ka dy ndryshime te medha nga ajo e Dades. Se pari une kthehesha kokeulur dhe pa zhurme nderkohe qe ata kthehen te buzeqeshur dhe krenar.

Se dyti, gjella e Dades me dha nje nga mesimet e medha te jetes sime kurse kjo e partise vetem se po perforcon verbimin e nje klase politike te ciles nuk i ka mbetur me fryme.