Connect with us

Bota

Akuzohet se vrau katër pacientë, shpallet fajtore infermierja në SHBA, mund të dënohet me vdekje

Published

on

Një infermiere në Teksas është shpallur fajtore për vrasjen e katër pacientëve si pasojë e injektimi që ajo i bëri në trup.

William Daivs, 37-vjeçe u dënua për vrasje dhe tani mund të përballet me dënim me vdekje. BBC shkruan se infermierja akuzohet për vrasjen e katër burrave, midis moshave 47 dhe 74 vjeç.

Raportohet se katër personat e vrarë, ia kanë dalë të kalojnë me sukses operacionet dhe papritur gjendja e tyre u përkeqësua.

Kjo ishte dhe arsyeja se përse autoritetet dyshuan dhe hetimet implikuan pikërisht infermieren.