Mërkuri në retrogradë për herë të fundit,
Si ta kaloni këtë retrogradë?
Shëtitjet e gjata janë miku juaj këtë muaj. Kur mendoni se keni nevojë të bëni një pushim, hidhni një hap. Nxirreni frustrimin. Ndizni një qiri. Thoni një lutje të vogël. Mos e harroni se pushimet mund të jenë një periudhë stresuese e vitit dhe këtë herë keni kundër edhe Mërkurin.
Cilat janë datat e Mërkurit retrogradë?
Retrogradi i fundit i vitit do të zgjasë nga 13 dhjetori i 2023-shit deri më 1 janar të 2024-ës. Gjatë kësaj kohe, Mërkuri do të lëvizë nga Bricjapi te Shigjetari.
Ky retrograd mund të rezultojë në konfuzion, emocione të paqarta dhe zhgënjime të brendshme. Financat mund të preken dhe mund të ndjeni dëshirën për të mbishpenzuar.
Çfarë është Mërkuri retrogradë?
Mërkuri retrograd është një iluzion optik që ndodh kur planeti Mërkuri duket se lëviz prapa në qiellin e natës. Në realitet, Toka për pak kohë e kapërcen Mërkurin në orbitën e saj.
Së fundi, Mërkuri retrograd është i njohur për faktin se rikthen ish-at në jetë. Mos u habitni nëse merrni një tekst ‘Gëzuar Krishtlindjet’ ose ‘Gëzuar Vitin e Ri’ nga dikush që mendonit se ishte zhdukur përgjithmonë.
Ja se si retrogradi do të ndikojë në shenjën tuaj të Diellit:
Dashi
Edhe nëse jeni duke pushuar disa ditë këtë sezon festash, përpiquni të qëndroni të përditësuar. Mund të ketë njerëz që kanë nevojë për ju. Nuk është e lehtë të jesh lider, Dash, por ti je i mirë!
Demi
Duhet pjekuri për të pranuar kur e keni gabim. Merrni përgjegjësinë për veprimet dhe shpërthimet tuaja, Demi. Është e rëndësishme t’u tregoni të tjerëve se jeni duke punuar në mënyrë aktive për vetë-përmirësimin dhe rritjen personale.
Binjakët
Përgatituni për një përplasje me të kaluarën këtë muaj dhe me të kaluarën nënkuptojmë një ish. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të përfituar sa më shumë nga takimi dhe për të krijuar një marrëdhënie të re.
Gaforrja
Mirë se vini në ndryshim. Gjërat do të ndihen ndryshe për një kohë të caktuar teksa përshtateni. Por ndryshimet janë ato që ju duhet të bëni. Përkushtohu për rrugën e re.
Luani
Ndonjëherë, çështjet e papritura mund të prishin rutinat e përditshme dhe t’i bëjnë gjërat sfiduese. Këto pengesa mund të jenë të vogla, si trafiku që nuk mund ta parashikoni, ose më të mëdha, si ndryshime në planet tuaja të pushimeve. Por është e rëndësishme që të mos i pengoni ata të kalojnë një kohë të mirë. Shko me rrjedhën, Luan!
Virgjëresha
Nëse e keni të vështirë të përdorni krijimtarinë tuaj, do të jetë e dobishme t’i jepni mendjes pak pushim. Ju mund të kërkoni frymëzim nga burime si natyra, ose meditimi. Kjo do t’ju japë një mundësi për t’u rilidhur me veten dhe për të gjetur një perspektivë të re përpara se të përpiqeni të arrini qëllimet tuaja.
Peshorja
Kjo është një mundësi e përkryer për të rregulluar dhe zbukuruar hapësirën tuaj të jetesës. Në vend që të hidheni direkt në lyerjen e mureve me ngjyra të reja, merrni parasysh shtimin e detajeve të vogla. Kjo do t’ju lejojë të rifreskoni shtëpinë tuaj pa u angazhuar për një ndryshim drastik.
Akrepi
Kohët e fundit nuk po e kuptoni veten. Mos merrni vendime të rëndësishme ndërsa jeni në këtë mendje. Kontrolloni dy herë tekstet dhe emailet tuaja përpara se t’i dërgoni – dëshironi që fjalët tuaja të përputhen me të vërtetën tuaj.
Shigjetari
Mbani faturat për çdo blerje të bërë gjatë festave të fundvitit, pasi disa prej tyre mund të jenë arsye për keqardhje. Kjo do të jetë e dobishme në rast se vendosni të ktheni, ose shkëmbeni ndonjë send. Ju mund të merrni dhurata të dyfishta dhe duhet të bëni një ndryshim për diçka tjetër nga ajo që keni marrë.
Bricjapi
Reflektimi për të kaluarën dhe ndjenja nostalgjike ndodh shpesh kur kaloni kohë me familjen dhe miqtë. Përqafoni këto momente pasi ato mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se ku jeni në të tashmen dhe ku dëshironi të jeni në të ardhmen. Angazhohuni në biseda domethënëse për të krijuar kujtime të reja.
Ujori
Provoni aktivitete që stimulojnë mendjen dhe trupin tuaj. Kaloni disa çaste në heshtje. Bëni një shëtitje të gjatë. Bëni një bisedë me veten tuaj të brendshme. Bëni gjithçka që duhet për të ditur se si tingëllon zëri juaj i brendshëm.
Peshqit
Punoni në zgjerimin dhe rindërtimin e rrjetit tuaj. Këto lidhje mund të ofrojnë njohuri dhe udhëzime të vlefshme që mund t’ju ndihmojnë të gjeni mundësinë e duhur. Nuk është e dëmshme të kërkoni njohuri, ose një prezantim.