Connect with us

Astrologji

Horoskopi i Paolo Fox, e mërkure 21 dhjetor 2023: parashikime për të gjitha shenjat e zodiakut

Published

on

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nëse jeni duke u marrë me një projekt të rëndësishëm që lidhet me familjen ose punën, mund të keni disa shqetësime për paratë. Këto janë javë që ju bëjnë të mendoni thellë dhe të ndiheni më të shqetësuar për t’i pasur gjërat, ju i doni tani dhe menjëherë!

Demi

Mund të ndiheni ende pak të lodhur. Gjithçka që bëni, prej një muaji tani, është një përpjekje e madhe. Ata që kanë marrë një ofertë interesante ose kanë tashmë një promovim karriere fillojnë të ndiejnë peshën e përgjegjësive të shtuara.

Binjakët

Mund të ndjeni pak lodhje duke filluar nga mëngjesi i kësaj dite. Do të duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm me Shigjetarin dhe Virgjëreshën. Gëzohuni, shumë shpejt do të vijnë konfirmime të rëndësishme, ofertat e punës janë për të mos u refuzuar.

Gaforrja

Në këtë moment do të jetë e mundur që ju të shkurtoni kohën për të marrë atë që dëshironi, në sajë të yjeve të favorshëm. Nëse këto janë qëllime të arritshme, ju mund të gjeni lehtësisht zgjidhje. Një Venus i shkëlqyer do t’ju japë emocione të mëdha, ndjesi të veçanta në dashuri.

Luani

Sot mund të mbështeteni në një dozë të mirë energjie edhe pse më e mira do të vijë në fund të dhjetorit. Në planin profesional, mund të vijë një kënaqësi e madhe. Dikush ndoshta tashmë i ka mbushur duart me një projekt të rëndësishëm që do të nisë në vitin 2024.

Virgjëresha

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, këtë ditë do të keni një ditë tjetër që ka nisur me Hënën në kah të kundërt. Dhe ju keni disa javë që këtë e jetoni çdo ditë. Nëse dikur keni pasur një qëllim të qartë në mendje, nuk është më kështu. Jeni duke kërkuar për rrugë të reja për të eksploruar.

Peshorja

Në momentet e dekurajimit, mbani mend se nga vini. Mendoni për sezonet e kaluara, atë çka keni kapërcyer dhe lënë pas. Tani duhet të keni shumë më tepër forcë dhe besim. Nëse diçka ka përfunduar, është okej, mos u ndalni shumë në të.

Akrepi

Trini i shkëlqyer i Hënës do t’ju favorizojë në këtë ditë. Duhet të përfitoni nga kjo, të përfshiheni. Nëse ndjeni pak tension do të jetë sepse keni shumë gjëra për të bërë dhe pak kohë në dispozicion. Merrni pak kohë për të menduar për planet e reja për vitin 2024.

Shigjetari

Nëse kohët e fundit jeni shtyrë nga xhelozia e verbër për të kryer veprime të vrullshme dhe të gabuara, kini parasysh se mund të lindin përplasje me partnerin/en. Në lidhjet afatgjata nevojitet më shumë maturi dhe qetësi, të paktën deri në fund të muajit.

Bricjapi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, sot do të ndjeni se jeni ende veçanërisht aktivë dhe me një aftësi të mirë për veprim. Do të bëni mirë të parashikoni gjithçka që duhet dhe mund të bëni. Mundohuni të angazhoheni, studioni mirë atë që do të duhet të bëni në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ujori

Prej ditësh jeni të zënë duke rishikuar situatën tuaj të punës ose po kërkoni ide të reja për t’u zhvilluar më mirë vitin e ardhshëm. Edhe ata që kanë nisur së fundmi një projekt e dinë mirë se janë vetëm në fillim të rrugëtimit. Kujdes në dashuri.

Peshqit

Kalimi i Hënës në shenjën tuaj do t’ju frymëzojë dhe mbushë me emocione të mira. Duhet të punoni shumë për të planifikuar gjysmën e parë të vitit 2024, pasi premton të jetë tepër premtuese dhe sfiduese. Ndjenjat zgjohen…/noa.al