HOROSKOPI
Shenjat e horoskopit që shkojnë më shumë me njëra-tjetrën
Published
9 months agoon
By
pasqyraE keni pyetur veten ndonjëherë nëse romanca midis jush dhe partnerit tuaj është shkruar në yje? Në qoftë se besoni tek shenjat e horoskopit, atëherë duhet të zbuloni se kush janë shenjat që shkojnë më shumë me njëra- tjeteren
Dashi -Peshorja
Si në një betejë, shkëndijat fluturojnë kur Dashi i zjarrtë dhe shenja ajrore e Peshores lidhen së bashku. Nëse këta të dy janë të gatshëm të vlerësojnë dhe të mësojnë nga dallimet e tyre, ata do të krijojnë një zjarr të pandalshëm. Çdo shenjë ka një planet, energjia e të cilit ndikon në sjelljen e saj dhe me Marsin e pavarur që përgjigjet për Dashin dhe Venusin harmonik që udhëzon Peshoren, ky kombinim do t’i japë njëri-tjetrit ekuilibrin për të arritur një autonomi dhe një lidhje që çdo marrëdhënie duhet të ketë. Peshorja mund të ndihmojë Dashin të bëhet më i vëmendshëm dhe i angazhuar në komunitet, ndërsa Dashit shpesh do ti duhet të kujtojë dashurinë e tij për Peshoren.
Demi – Akrepi
Një shenjë toke, e drejtuar nga Venusi, Demin e tërheq bukuria e prekshme, ndërsa Akrepi, një shenjë uji e udhëzuar nga Plutoni, dëshiron intensitetin dhe eksploron atë që fshihet nën sipërfaqe. Kontrasti këtu është pikërisht ai që e bën këtë dyshe një çift i veçantë.
Akrepi i përkushtohet realitetit të dhimbjes dhe të kënaqësisë dhe është një shoqërues besnik për të ndihmuar Demin të përballoj të gjitha stuhitë e jetës ashtu si edhe ylberët. Në të kundërt, “gëzimi i jetesës” ngjitës i Demit e ndihmon Akrepin të dalë nga uji dhe të kuptojë sa bukur është të fundosësh gishtat e këmbëve në rërë një herë në një kohë. Së bashku, kjo dyshe kultivon një themel të qëndrueshëm që mund të rezistojë çdo gjë.
Binjakët – Shigjetari
Binjakët (shenjë ajri) dhe Shigjetari (shenjë zjarri) janë dy shenja që kanë të gjithë përbërësit për një marrëdhënie plot fishekzjarrë dhe hulumtime emocionale. Ajo që me të vërtetë i bën këto shenja të përputhshme është, për ironi të fatit, nevoja e tyre e ndërsjellë për kufij të shëndetshëm. Binjakët drejtohen nga Mërkuri, i cili është planeti jo vetëm i komunikimit por edhe i evolucionit të brendshëm. Ata gjithmonë rindërtojnë dhe eksplorojnë personazhe të rinj dhe u duhet hapësirë për të marrë frymë për të zbuluar vetveten. Ndërkohë, Shigjetari aventurier i drejtuar nga Jupiteri i hedh sytë përtej dhe kërkon liri për të eksploruar, për të qenë kureshtar dhe për të patur gjithmonë një këndvështrim ku vizioni i tij të jetë vazhdimisht në zgjerim.
Ky çift me të vërtetë e kupton dhe feston nevojën e njëri-tjetrit për horizonte gjithnjë e më të zgjeruara, dhe të dy ndihen mirënjohës që kanë një partner të përkushtuar.
Gaforrja -Bricjapi
Shenja e vetme që drejtohet nga hëna, Gaforrja, emocionalisht intuitive, mundet të duket një korrespondencë shumë e vështirë për Bricjapin logjik, i udhëhequr nga Saturni. Sidoqoftë, kur këto shenjat bashkohen si dy pëllumba, krijojnë një ekuilibër të përsosur. Energjia shëruese e Gaforres gjen një shok të përsosur në urtësinë e ngulitur të Bricjapit. Për shkak se Bricjapi mund të mbajë peshën e emocionalitetit të tij të thellë, Gaforrja ndihet e sigurt emocionalisht dhe tërhiqet nga besueshmëria, disiplina dhe integriteti i partnerit të saj. Nga ana tjetër, Bricjapi vlerëson pacenueshmërinë bujare të Gaforres dhe ndihet i frymëzuar nga ajo për të shfaqur më plotësisht ndjenjat e tij.
Luani – Ujori
Kur Luani i zjarrtë i udhëzuar nga Dielli bashkohet me Ujorin, një shenjë ajri e udhëhequr nga Urani inovativ, e gjithë bota kthehet në një skenë. Ajo që shumica e personave nuk di është që njerëzit që kanë si shenjë Luanin janë SUPER STAR që mundet të ndihen pak të vetmuar në kështjellën e tyre dhe, për këtë shkak, kërkojnë vëmendje dhe lidhje. Si rezultat, Luani nuk mund të rri pa admiruar Ujorin i cili është i adhuruar universalisht dhe zbavitet me aftësinë e kësaj shenje ajri që i tregon atij një përvojë krejt të re. Përndryshe, Ujori vlerëson paturpësinë e Luanit dhe ndjenjën e patundur të vetëvlerësimit si mjete të mahnitshme për çlirimin. Kjo dyshe është e çuditshme, përrallore dhe mund të na frymëzojë të gjithëve.
Virgjëresha – Peshqit
Kjo dyshe është e pamposhtur në aftësinë e tyre të kombinuar për të shëruar një botë të dëmtuar dhe këto shenja vazhdimisht lëvizen dhe motivohen nga pikat e forta të njëri-tjetrit.
Virgjëresha është e aftë të kuptojë marrëdhënien intime midis trupit dhe natyrës (d.m.th. shoku i cili e di saktësisht për çfarë ilaçi keni nevojë), ndërsa Peshqit në mënyrë intuitive ndiejnë se si të lexojnë zemrën. Virgjëresha ka frikë nga natyra shpirtërore e Peshqve, dhe Peshqit përfitojnë nga aftësia e Virgjëreshës për të përkthyer dhe zbatuar energjinë e tyre hyjnore këtu në tokë.
Ky çift dëgjon, ndihmon dhe ngre të gjithë (dhe gjithçka) në rrugën e tyre.
Nëse dyshja juaj nuk është e formuar nga këto kombinime të shenjave astrologjike, mos u dëshpëroni ! Sipas disa astrologë, çdo shenjë mund të kultivojë një dashuri përmbushëse dhe të qëndrueshme me ndonjë shenjë tjetër. Ata sugjerojnë se të gjithë mund të përfitojmë nga mësimi i shenjës sonë të kundërt dhe më pas të përdorim këto njohuri për të sjellë më shumë harmoni në çdo lidhje që zgjedhim të eksplorojmë.