Connect with us

HOROSKOPI

”Nami” me këto 6 shenja HOROSKOPI! Marsi sjell ndryshime të mëdha, zbuloni çfarë do ndodhë me shenjën tuaj!

Published

on

Duke filluar nga dita e sotme, një burim i ri energjish kozmike do të zërë vend në jetën e të gjithave shenjave të horoskopit.

Marsi do të vendoset në Ujor, madje ky është një nga tranzicionet e tij më të gjata duke qenë se do të qëndrojë aty deri në prill, duke sjellë një erë ndryshimesh për të gjithë zodiakun.

Ja për cilat shenja do të ketë ndryshime thelbësore:

Dashi

Edhe pse marsi është muaji i rikthimit në ritmin e përditshëm, të lindurit nën shenjën e Dashit mund t’i lejojnë vetes edhe disa ditë të tjera pushimi. Planeti i kuq Marsi, nuk ka ndërmend t’ju ngarkojë me kurrfarë përgjegjësie, kështu që shijojini këto momente.

Demi

Në ndryshim nga Dashi, Demi duhet të bëhet gati për një muaj shumë të ngarkuar, sidomos në fushën profesionale. Yjet ju këshillojnë të mos tregoheni të nxituar, t’i bëni gjërat dalëngadalë dhe të mendoheni mirë për hapin e radhës. Mos u frikësoni nga pengesat që mund të hasni rrugës.

Binjakët

Nuk është aspak e lehtë të entuziasmosh një person të lindur në shenjën e Binjakëve, megjithatë Marsi do të sjellë në jetën tuaj shumë energji pozitive. Jeni në fillim të një projekti të ri shumë ambicioz, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në financat tuaja. Këshillë: Shtrini këmbët sa keni jorganin, si dhe mos nxitoni.

Gaforrja

Dihet tashmë që Gaforrja është një ndër shenjat më të ndjeshme të horoskopit dhe Marsi do t’ju ndihmojë që të mos e mbani vetëm për vete dashurinë që keni, por edhe ta ndani me të tjerët.

Luani

Vendosja e Marsit në shenjën e Ujorit, do të rezultojë një sfidë e vërtetë për të gjithë Luanët. Mos lejoni askënd të përpiqet t’ju ndërrojë mendje, sidomos nëse bëhet fjalë për një vendim të rëndësishëm si ndyshimi i shtëpisë apo i vendit të punës.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti të ndaleni një moment, të pushoni dhe të shkëputeni nga çdokush e çdo gjë. Keni nevojë të rigjeni ekuilibrin e humbur dhe të zbuloni dimensione të reja të vetes.