Connect with us

Astrologji

Ja shenjat e horoskopit, me zotësinë më të madhe për të fituar para

Published

on

E kujt nuk i ka ndodhur që të tundohet dhe të shpenzojë kursimet në shumë pak orë? Të menaxhosh paratë në mënyrën e duhur është një aftësi e madhe dhe është e nevojshme të jeni racional dhe të kujdesshëm që në fund ta ndjeni veten mirë dhe paratë të mos iu ikin.

Ndonëse duket absurde, periudha e vitit në të cilin kemi lindur arrin të ndikojë edhe në llogarinë tonë bankare.

Ja se sa të zotët jemi për të fituar para, sipas shenjës së zodiakut që i përkasim.

DASHI

Dashi është një shenjë që e do aventurën dhe gjithmonë jeton të tashmen. Kur bëhet fjalë për para, rrezikon të jesh i papërgjegjshëm dhe të shpenzosh të gjitha paratë pa e kontrolluar veten. Megjithatë ju nuk bëni panik. Kur ballafaqohet me probleme financiare, e di shumë mirë se duhet të bëjë disa sakrifica.

DEMI

Demi është një shenjë shumë racionale dhe mund të jetë super përgjegjës me kursimet e tij. Problemi lind kur sheh diçka që gjithmonë e ka ëndërruar të ketë në garderobën e tij: në atë rast ai do të bëjë një sërë llogaritjesh të detajuara për t’i dhënë vetes atë që dëshiron dhe për të balancuar llogaritë në javët vijuese.

BINJAKËT

Binjakët janë një shenjë e dyfishtë dhe nuk mund t’i përkufizoni në një mënyrë të prerë sepse ata gjithmonë do të jenë shumë të çmendur. Edhe kur bëhet fjalë për financat, zbatohet ky rregull. Një ditë ata janë super përgjegjës dhe nuk shpenzojnë asgjë për të kursyer, ditën tjetër ata sillen si fëmijë në një dyqan karamelesh. Me pak fjalë, ata thjesht nuk mund t’i mbajnë afër paratë që kanë fituar.