Connect with us

Astrologji

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Published

on

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me marrjen e disa këshillave të mençura për të siguruar lumturinë personale. Ajo çfarë vazhdon të pohojë shkenca, është se të menduarit dhe të bërit gjëra pozitive gjatë javës suaj të punës, nuk janë të mira vetëm për shëndetin tuaj, por janë shumë pozitive veçanërisht për biznesin. Ja cilat janë 7 zakonet e njerëzve të lumtur, bazuar në kërkimet e ndryshme shkencore.

1. Ata zgjedhin mirësinë

Ndërsa shumica e drejtuesve të biznesit nuk mendojnë që mirësia të ketë ndonjë ndikim në sipërmarrjen e tyre, provat dëshmojnë të kundërtën? Studimet e Xhonatan Heid nga Universiteti i Nju Jorkut sugjerojnë se kur kolegët e ndihmojnë njëri-tjetrin, kjo e shton ndjenjën e të qenit mirë tek këta persona.

Kjo është diçka që Haidt e quan “ngritje lart”. Dhe kur ne ndjehemi lart shpirtërisht kur shohim një akt mirësie, kemi më shumë të ngjarë që të sillemi edhe vetë me dashamirësi. Nga ana tjetër, mirësia krijon mirësi, dhe përmirëson bashkëpunimin dhe produktivitetin ndërmjet grupeve në një kompani.

2. Ata falin shpesh

Falja ju jep mundësinë t’i shihni gabimet si pjesë të jetës, të cilat mund të ofrojnë përvoja tëjashtëzakonshme dhe leksione sesi të rriteni më tej. Studimet e ndryshme tregojnë se falja mund të ndihmojnë që të mos fiksoheni pas një momenti, por të shihni përpara, pasi vetëmkështu do të mund të gëzoni jetën plotësisht.

3. Ata janë natyrshëm shumë kuriozë

Disa studime sugjerojnë se njerëzit kureshtarë kanë marrëdhënie më të mira, lidhje më të forta dhe një jetë sociale shumë aktive. Në fakt, njerëzit e tjerë tërhiqen më lehtë dhe ndihem me komodë kur kanë përballë individë të tillë.

4. Ata shprehin vazhdimisht mirënjohje

Disa studime kanë treguar se ndjenja e thellë e mirënjohjes, mund ta rritë deri në 25 për qind nivelin e lumturisë, dhe të ndihmojë në zvogëlimin e ankthit dhe depresionit. Ka shumë prova që tregojnë se njerëzit mirënjohës gëzojnë një shëndet më të mirë dhe flenë më mirë gjumë.

5. Ata janë bujarë

Në një studim mbi më shumë se 600 amerikanë lumturia përcaktohej nga sasia e parave që ata u jepnin atyre që kishin nevojë. Sa më shumë para që u jepnin të tjerëve, aq më të lumtur ishin ata. Edhe shkenca gjithashtu konfirmon se dhënia është diçka shumë e mirë për shëndetin tonë dhe ngjall mirënjohjen. Një studim i Harvard Business School, arriti nëpërfundimin se edhe shpërblimet emocionale janë më të mëdha kur bujaria jonë është e lidhur me të tjerët.

6. Ata praktikohen të jenë të duruar

Në një studim të vitit 2012, studiuesit zbuluan se njerëzit më të duruar, arrijnë më shumë progres drejt qëllimeve të tyre, dhe janë më të kënaqur kur i arrijnë ato (sidomos nëse ato kanë qenë të vështira), krahasuar me njerëzit më pak të duruar.

Studime të tjera, kanë zbuluar se njerëzit e duruar kanë prirjen të përjetojnë më pak depresion dhe emocione negative, dhe mund të përballen më mirë me situatat stresuese. Përveç kësaj, ata ndjejnë më shumë mirënjohje, janë më shumë të lidhur me të tjerët, dhe përjetojnë një ndjenjë më të madhe të bollëkut.

7. Ata mbajnë një ditar mirënjohjeje

Shkenca thotë se ju mund ta trajnoni trurin tuaj që të jetë u lumtur dhe optimist, në rast se shënoni në një ditar çdo 3 ditë gjëra për të cilat ju jeni mirënjohës, dhe këtë bëjeni për 21 ditë rresht. Sipas studimit, kur e rrisni nivelit tuaj të pozitivitetit, truri juaj performon më mirë sesa në një atmosferë negative, neutrale, apo stresuese. /