Connect with us

Astrologji

Do ju hapen portat e fatit / Astrologia Meri paralajmeron keto 2 shenja horoskopi

Published

on

Peshorja, ajo është shenja më me fat e këtij muaji është ende fiks në gjysmën e tij. Pas saj në radhën e fatlumëve janë: Gaforrja dhe Bricjapi.

Po për gjithë zhvillimin e muajit?

“Janari ka akoma surpriza të rëndësishme, me më të mëdhatë e vitit 2021. Gjithçka që ka ngelur pa thënë në 2020-ën do sqarohen në fund të janarit.

Lidhjet pasionante do shfaqen në fund të janarit, por edhe ndarjet. Në datën 28 janar hëna e plotë do të jetë në Luan do të sjellë gëzim dhe dashuri”, tha Meri Shehu tek programi “Rudina”.

2.Bricjapi

Sot është Hëna e Re në Bricjap. Bricjapët mund të marrin një energji pozitive në këtë periudhë në çështjet ekonomike dhe personale, por në fund të muajit Janar takimi i Aferdita me Plutonin do i sjellë një marrëdhënie shumë të zjarrtë, shumë pasionante por dhe shumë të rrezikshme, ose iniciativa të rrezikshme në çështjet ekonomike. Gjërat kryesore do i shohim më mirë gjatë fundit të Janarit.

1.Peshorja

Peshoret do marrin gjithë sharmin e mrekullueshëm në këtë vit, por në Janar duhet të merren më shumë me çështjet familjare. Do shohin dhe mbështetje nga njerëzit e familjes, vetëm duhet të kenë kujdes, nëse kanë ndonjë debat, sherr apo kundërshtim nga një pjesëtar i afërm i familjes, këta nuk duhet t’i japin shumë avantazh këtij debati sepse mund të prishin shumë punë. Do jenë serioz, do jenë të kujdesshëm, ndoshta sharmi ngjyrat e tyre nuk do shpalosen shumë gjatë mesit të Janarit, por në fund të Janarit do shikojmë një shpërthim si fishekzjarret, të talenteve të tyre, të mundësive dhe shanseve.