Connect with us

Uncategorized

Pse duhet (ose jo) të lidheni me një Shigjetar?

Published

on

A është e mundur që shenja e horoskopit të një personi të shpjegojë diçka edhe për personalitetin e tij, lidhjet dhe disponimin e përgjishhëm? Shumë njerëz besojnë fort te shpjegimi i yjeve dhe të ajo që fshehin ato, ndërsa të tjerë jo.

Pavarësisht kësaj, meqënëse jemi në ditët që i përkasin shenjës së Shigjetarit le të njohim më nga afër personat e lindur nga 22 nëntori deri me 21 dhjetor. A do të dilnit me një person të kësaj shenje?

Njihuni me të mirat dhe të këqijat e tyre:

1- Janë optimist

Ju nuk dëshironi të humbisni kohën me një person që është gjithmonë në kërkim të gjërave negative në çdo situatë. Problemet lindin shpesh në një lidhje, kështu që nëse partneri juaj është gjithmonë në kërkim të së keqes, si do të shpresoni t’i kapërceni problemet? Njerëzit e lindur në shenjën e Shigjetarit janë zakonisht optimist, një tipar shumë i dëshirueshëm te një partner.

2- Janë të vërtetë

Çfarë do të doni më shumë te një partner përveç ndershmërisë? Edhe nëse ju nuk doni ta dëgjoni atë, një Shigjetari gjithsesi do t’ju thotë çdo gjë. Ju nuk do t’ju duhet të merreni me dyshimet, përsa kohë që partneri juaj do të jetë i gatshëm për të diskutuar çdo gjë e në çdo kohë.

3- Janë kureshtar

Bërja e pyetjeve është e vetmja mënyrë për të mësuar gjëra të reja e për të fituar më shumë njohuri. Pse të mos dilni me një person që dëshiron të mësojë çdo gjë rreth asaj që bota ofron? Njerëzit e kësaj shenje janë ata që provojnë gjëra të reja, në mënyrë që të marrin më të mirën e eksperienave të tyre.

4- Janë mendimtarë të qarta

Personat e kësaj shenje kanë aftësinë e të parit dhe menduarit të gjërave në detaje për të zgjeruar perspektivën e tyre. Ky është një element gjithashtu i rëndësishëm në çdo marrëdhënie.

ANËT NEGATIVE

1- Nuk e mbajnë dot gjuhën

Duke qenë se njerëzit e kësaj shenje janë shumë të hapur dhe të sinqertë, ata e kanë shumë të vështirë t’i mbajnë për vete opinionet e tyre. Këta njerëz mund të flasin shpejt dhe shpesh, saqë nuk arrijnë të kenë kohë për të kuptuar rëndësinë ë asaj që janë duke thënë. Kjo mund dhe do të çojë në lëndim të ndjenjave, diçka me të cilën jo gjithmonë doni të përballeni në një marrëdhënie.

2- Janë të padurueshëm

Kjo nuk është një cilësi shumë e mirë në një lidhje, sepse mungesa e durimit mund ta bëjë një person të inatoset shpejt lidhur me gjërat më të vogla. Dhe zënkat e vogla çojnë në ato edhe më të mëdha, ndaj herët apo vonë ju nuk do ta kuptoni se për çfarë jeni duke u zënë. Mungesa e durimit të çon në situata të vështirë, me të cilat shumë shpesh njerëzit nuk kanë as kohën dhe as energjinë për t’u përballur.

3- Premtojnë më shumë se ç’mund të bëjnë

Kur jeni në një marrëdhënie me një person të kësaj shenje duhet të dini se ai/ajo premton më shumë nga ç’mund të bëjë.