Connect with us

Astrologji

“U troket fati në derë”, këto janë tri shenjat e horoskopit më të favorizuara

Published

on

Peshorja

Ky vit do të jetë i mirë për personat që i përkasin shenjës së Peshores apo që e kanë në ashendent pasi Jupiteri hyn në shtëpinë e nëntë ku përfaqësohen qëllimet dhe filozofia. Kjo hapësirë lidhet me vetëdijësimin dhe kuptimin e gjërave që sjellin gëzim dhe mësime. Peshores mund të vënë re se do të kenë më shumë fat me rritjen personale, zhvillimin e karrierës dhe mundësitë për të udhëtuar.

Prezenca e Jupiterit do të hapë rrugë drejt përmbushjes së pritshmërive që keni ndjekur dhe realizimin e ëndrrave në fusha të ndryshme të jetës. Duket sikur universi është në anën e Peshoreve dhe gjërat do të shkojnë siç keni dëshiruar.

Akrepi

Njerëzit me diellin apo ashendentin në Akrep mund të bëhen të pasur në muajt e ardhshëm apo të shtojnë të ardhurat. Jupiteri kalon në shtëpinë e tetë dhe kjo lidhet me shndërrimin dhe paratë. Ky mund të jetë një vit shumë fatsjellës për financat sepse ndikimi i Jupiterit sjell mundësi për të përfituar materialisht nga të tjerët.

Për Akrepët, Jupiteri drejton edhe shtëpinë e dytë të të ardhurave, vlerave dhe begatisë ndaj energjia e tij e frymëzuar nga Binjakët do të ndihmojë me aftësitë dhe zgjerimin e rrjetit social për të ndihmuar me anën materiale. Gjithashtu, Akrepët mund të njohin dikë që do u ofrojë një rrugë të re në karrierë.

Ujori

Ata që janë Ujorë apo kanë ashendentin në këtë shenjë, duhet të përgatiten për një vit fantastik. Jupiteri hyn në shtëpinë e pestë dhe sjell shumë fat nëse rrezikoni pak. Ujorët do të mësojnë se gjërat që më parë i mendonin të paimagjinueshme, do të realizohen si me magji.

Shtëpia e pestë lidhet me krijimtarinë kështu që nëse keni një projekt artistik do të shihni se do të rezultojë i suksesshëm. Sigurisht që burimi kryesor do të jetë puna që është bërë, por Ujorët do të vënë re se situatat do të jenë në anën e tyre dhe gjërat e mira do të ndodhin më lehtë.