Connect with us

Astrologji

Horoskopi i fundjavës, ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

Published

on

Dashi 21/3 – 20/4

Fundjava fillon me një acarim të vogël për shkak të trysnisë që keni kaluar gjatë gjithë javës në punë. Do ta keni të vështirë të qëndroni në heshtje, prandaj këshillohet që në çdo diskutim që mund të bëni të ruani qetësinë.

Demi 21/4 – 21/5

Horoskopi për ju këtë të shtunë ofron pozitivitet dhe emocioneve të forta. Për ata që janë duke kërkuar dashurinë, pasionin. Ndërsa ditën e dielë yjet do të sjellin mjaft fat në jetën tuaj në anën financiare.

Binjakët 22/5 – 21/6

Hëna ju mbulon me një vello melankolike. Ju do të flisni me nostalgji për një të kaluar që nganjëherë vjen përsëri për t’ju vizituar ju në mendime.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Horoskopi për këtë fundjavë ofron për ju momente plot me emocion, në sajë të Marsit që do të rindezë pasionin dhe Venusi që mbështetet ndjenjat tuaja. Gëzoni çdo çast duke e kaluar me personin që doni.

Luani 23/7 – 21/8

Duke mbajtur shpenzimet nën kontroll përgjatë kësaj periudhe, kjo e shtunë do ju japë mundësinë për më tepër liri me shpenzimet. Ndërsa e diela do të sjellë plot supriza për ju.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Peshqit në shenjën tuaj në pjesën më të madhe të kësaj fundjave do t’ju shkaktojnë nervozizëm. Për të kaluar kohën do ju duhet një dozë e lartë e durimit nuk do të jetë e lehtë për ta toleruar.

Peshorja 24/9 – 23/10

Fundjava për ju është pa asnjë ide, kështu nuk jeni në pritje të asnjë lajmi të veçantë. Në qiellin tuaj astral nuk parashikohet qetësi dhe kjo për shkak të prishjeve të planeve me ata që kishin organizuar fundjavën për pushim dhe relaksim.

Akrepi 24/10 – 22/11

Do të jetë një fundjavë me fat. Me favorizimin e Diellit, Venusit, Marsit dhe Hënës ju mund të pushoni në familje, të mbyllni një marrëveshje, të organizoni një udhëtim ose të kënaqni në interesat tuaja të preferuara.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Horoskopi për këtë fundjavë parashikon të përfshiheni nga ndjenjat pozitive, por asgjë nuk do të shkojë mirë si pasojë e kundërshtimit në shenjën tuaj të Marsit, Jupiterit dhe Venusit.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Ju do të mbeteni të befasuar gjatë kësaj të shtune dhe kjo falë fatit të mirë që Plutoni do të jetë në gjendje për t’ju dhënë. Ku gjithçka do jetë më e lehtë për të pësuar goditje në zemër. Ndërkohë që të dielën duhet të bëni kujdes me financat.

Ujori 21/1 – 19/2

Do të jetë një e shtunë paqësore, pa surpriza të mëdha. Dita do të vazhdojë e mbushur me monotoninë e zakonshme, sepse ju e mbani gjithçka brenda vetes. Ndërkohë që e diela do të sjellë mjaft surpriza për ju.

Peshqit 20/2 – 20/3

Me Hënën në shenjën tuaj fundjava për ju do të jetë pozitive dhe e mbushur me angazhime./lexo