Connect with us

Astrologji

Në ditët në vijim do të mund të filloni të zgjidhni shumë vështirësi që lindën muajin e kaluar.

Published

on

Horoskopi i Paolo Fox për nesër është një mundësi për t’u informuar për të reja që lidhen me botën e astrologjisë, tranzitet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral.

Çdo ditë astrologu i dashur i Rai 2 formulon pasqyrën astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut dhe sillet nga noa.al përmes transkriptimit të transmetimit radiofonik në radio Lattemiele.

Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër duhet të filloni të bëni plane për fundjavën, sepse premton të jetë shumë intriguese, si në punë ashtu edhe në dashuri. Mundohuni të rrethoheni me njerëz që janë të etur për të mbështetur iniciativat tuaja. Në ditët në vijim do të mund të filloni të zgjidhni shumë vështirësi që lindën muajin e kaluar.

Demi: Nesër shumë të lindur në shenjën Demi do të duhet të rishikojnë dhe të merren me disa marrëveshje pune, disa llogari në pritje. Mundohuni të mos e shfryni nervozizmin që ndjeni, në marrëdhënien tuaj. Më mirë të ruani një racionalitet të caktuar. Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur. Nuk mund të ringjallni më bashkëpunime të vjetra apo projekte profesionale.

Binjakët: Tani e tutje mund t’ju vijnë mundësi të reja, konfirmime ose përgjigje të rëndësishme pune. Në ditët në vijim disa planetë të rëndësishëm do të arrijnë në shenjën tuaj dhe do të fillojë një periudhë rilindjeje për ju. Edhe jeta juaj e dashurisë do të mund të rikuperohet, sajë hyrjes së Venusit në qiellin tuaj.

Gaforrja: Nesër do të keni Hënën dhe Mërkurin në aspekt të shkëlqyer: mund të keni frymëzime të mira që nuk duhen nënvlerësuar. Në planin profesional do të jeni në gjendje të përshpejtoni disa negociata, të mbyllni marrëveshje të favorshme ose të bëni kërkesa. Në ditët në vijim, dashuria mund të rishfaqet edhe në jetën e disa Gaforreve…

Luani: Nesër do të duhet të bëni kujdes maksimal, sepse Hëna në aspektin e kundërt mund të shkaktojë më shumë nervozizëm dhe lodhje sesa duhet. Lëreni gjithçka deri në ditët në vijim. Rinisja juaj e vërtetë do të fillojë nga gjysma e dytë e javës. Dashuria mund të bëhet sërish fituese.

Virgjëresha: Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër Hëna në një aspekt të favorshëm do t’ju japë energji dhe kreativitet. Nga fundi i majit mund të hasni disa konkurrentë të fortë në një sfidë të papritur. Me logjikën tuaj dhe një strategji të mirë nuk do të keni asgjë për t’u frikësuar.

Peshorja: Do bëni mirë të kënaqni dëshirën për të përjetuar emocione të reja, ndryshime në jetën tuaj private dhe të punës. Kini kujdes, megjithatë, të lëvizni me inteligjencë dhe të shmangni afrimin e njerëzve “të gabuar”. Kujdes me disa çështje burokratike dhe ligjore.

Akrepi: Nesër Hëna në shenjën tuaj mund t’ju ndihmojë të kapërceni një vështirësi të vogël që u shfaq në të kaluarën. Tani për tani jeni në një tërheqje mjaft të lodhshme nëse po përpiqeni të rinovoni një kontratë. Probleme ligjore, negociata rraskapitëse: këto nuk janë ditë të lehta! Prisni, sepse shumë shpejt yjet do të jenë sërish më dashamirës.

Shigjetari: Yjet do t’ju inkurajojnë të bëni dhe të çoni përpara një zgjedhje radikale tani, sepse brenda pak ditësh do t’ju duhet të përballeni me një gjendje astrologjike më konfuze dhe armiqësore. Nëse një projekt i kohëve të fundit nuk ka marrë rrugën që keni shpresuar, mund të zemëroheni me disa njerëz. Zemërimi rritet nëse ndiheni sikur nuk jeni plotësisht i vlerësuar në vendin e punës.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër do të keni mjaft forcë dhe vendosmëri. Nga mesi i qershorit mund të arrini një sukses të vogël personal, një fitore të papritur. Edhe pse keni shumë përgjegjësi, duhet t’u jepni më shumë hapësirë ​​punëve të zemrës. Mos i lini pas dore njerëzit që i doni shumë.

Ujori: Nesër Hëna në disonancë mund t’ju bëjë më të drejtpërdrejtë dhe të vrullshëm sesa duhet. Mjerë kushdo që të provokon! Prej ditësh keni menduar se çfarë të bëni, po përpiqeni të kuptoni se çfarë të bëni në të ardhmen. Më mirë mos e rrahni veten shumë.

Peshqit: Me afrimin e fundit të majit do të ndjeni gjithnjë e më shumë nevojën për të sqaruar disa gjëra dhe për t’u përballur me njerëz që janë treguar të paqartë. Kalimi i Saturnit përmes shenjës mund të sjellë probleme të vjetra ose njerëz nga e kaluara që ju mendonit se ishin të vjetruara. /noa.al