Connect with us

Astrologji

Horoskopi i Paolo Fox, e mërkurë 5 qershor 2024. Shigjetari: Bëhuni gati të përjetoni disa ditë mjaft të vështira

Published

on

Horoskopi i Paolo Fox është një mundësi për t’u informuar për të reja që lidhen me botën e astrologjisë, kalimet e planetëve të rëndësishëm dhe ngjarjet më me ndikim astral. Çdo ditë astrologu i dashur i Rai 2 publikon pasqyrën astrologjike për dashurinë, punën dhe shëndetin për të dymbëdhjetë shenjat e zodiakut që sillen nga noa.al përmes transkriptimit të transmetimit radiofonik në radio Lattemiele.

Dashi: Këtë të mërkurë 5, do të fillojnë tre ditë veçanërisht interesante: do të jeni në gjendje të kompensoni kohën e humbur. Ata që janë të lidhur në mënyrë romantike me dikë mund të bëjnë plane të veçanta për verën. Megjithatë bëni kujdes, zemrat e vetmuara mund të kenë një takim fatal.

Demi: Pak nga pak po rishikoni gjithçka që keni përjetuar në të kaluarën nga një këndvështrim më pozitiv. Edhe ata që ishin armiqësorë ndaj jush do të fillojnë t’ju shohin në një dritë të re. Nëse arrini të gjeni më shumë qetësi, mund të përjetoni emocione shumë të bukura në javët në vijim. Ju duhet të pranoni gabimet tuaja dhe të ecni përpara me vendosmëri.

Binjakët: Dëshira për të sqaruar disa situata që kanë mbetur të hapura po rritet, si në punë ashtu edhe në dashuri. Të gjitha projektet që nuk marrin hov do të thotë se janë “të vjetra”, shumë të lidhura me të shkuarën. Tani keni nevojë për risi. Të gjitha historitë që nisin në këtë periudhë janë shumë interesante.

Gaforrja: Duhet të rihapni veten ndaj dashurisë në funksion të 17 qershorit, dita në të cilën Venusi do të hyjë në hapësirën tuaj zodiakale. Gradualisht po fitoni gjithnjë e më shumë besim dhe paqe mendore. Mos u kushtoni vëmendje dhe rëndësi atyre që kanë qenë të padrejtë me ju në të kaluarën.

Luani: 48 orët e ardhshme do të jenë padyshim stimuluese, në sajë të yjeve të panumërt në aspektin e favorshëm. Duhet të fokusoheni në këto dy ditë, duhet parë me kujdes çdo takim apo diskutim me njerëz që mund të kenë një ndikim të caktuar në jetën dhe të ardhmen tuaj. Çdo vendim që do të merrni gjatë kësaj periudhe do të ketë një rëndësi të madhe, në dashuri dhe në punë.

Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, sot dhe në dy ditët në vijim mund të ndjeni shumë lodhje dhe nervozizëm në rritje. Detyrojeni veten të mos i merrni gjërat kaq kokë më kokë dhe të mbani nën kontroll tensionin që do të ndjeni, në familje, por edhe në vendin e punës.

Peshorja: Ju presin tre ditë shumë të rëndësishme. Projektet që lindin në këtë kohë do të kenë shanse të mira suksesi. Mundohuni të mos i bëni rezistencë Jupiterit miqësor pasi ai dëshiron të rinovojë gjithë jetën tuaj: mos u ktheni në të kaluarën. Favorizohen takime të reja.

Akrepi: Sot do të ndiheni shumë më mirë se në ditët që sapo kanë kaluar, por mbi të gjitha ju pret një e shtunë veçanërisht premtuese. Për më tepër, nga gjysma e dytë e qershorit Afërdita do të aktivizohet sërish: ndjenjat mund të rikuperohen.

Shigjetari: Bëhuni gati të përjetoni disa ditë mjaft të vështira. Nëse jeni nën presion të madh, do të keni dëshirë të hidhni gjithçka. Gjëja më e mirë për të bërë do të jetë të heshtni, të shmangni konfliktet. Gjithashtu duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje formës tuaj fizike: është më mirë të mos lodheni shumë gjatë kësaj periudhe.

Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox sot do të duhet të jeni shumë të mirë për të mos reaguar në mënyrë impulsive. Përpiquni të përdorni heshtjen tuaj të dashur dhe rezervën tuaj natyrore: mendoni dy herë përpara se të flisni. Marrëdhëniet që krijohen tani mund të bëhen shumë domethënëse. Mund të mirëprisni një fitore të papritur.

Ujori: Do të jenë ditë shumë të rëndësishme për takime dhe marrëdhënie. Edhe ata që mund të ndihen të hutuar ose të dekurajuar, shumë shpejt mund të gjejnë sërish dashurinë dhe të përjetojnë emocione të reja. Shumë shpejt mund të hasni në një person të veçantë…

Peshqit: Kujdes për ditët në vijim, sepse mund të jenë konfliktualë. Nëse tashmë e dini se do t’ju duhet të përballeni me një çështje delikate, të takoni një person të pakëndshëm, duhet ta detyroni veten të jeni të qetë dhe të ftohtë. Probleme të vogla për të zgjidhur. /noa.al