Çfarë ndikimi do të kenë yjet në muajin Korrik?
Cilat shenja do të përfitojnë dhe cilat shenja të Horoskopit duhet të kenë kujdes?
Astrologu Jorgo Pulla thotë se duke filluar nga muaji i ardhshëm i Korrikut deri në muajin Tetor do të ndodhin ngjarje të forta, të krahasueshme me termetet.
“Korriku është pak kompleks, kemi hënën e re në datën 10 korrik dhe ndikohen shumë në financa. Korrik-Tetor mbajeni mend, sidomos ky korrik 15 e tutje, do tundet vendi. Do dëgjojmë shumë gjëra deri në Tetor”.
Teksa Jorgo parashikonte theksoi se me rëndësi për disa shenja është rimarrja e një pasurie, pasi ia kishin marrë në mënyrë të padrejtë. Sipas tij, shenjat që do përfitojnë janë Gaforrja, Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit fillimit të 10-të ditëshit të dytë.
Ndër të tjera Jorgo theksoi se shenja më e përkëdhelur gjatë muajit korrik është Gaforrja, nga ku më së shumti do të përfitojnë artistët. Jorgo pohoi se nëse publikojnë një këngë pas datës 10 korrik do shohin sukses. Datat ku duhet pasur kujdes janë: 1, 17, 22, 24, 25.