Dashi
Sipas horoskopit të Paolo Fox nesër do të duhet të bëni pak më shumë durim, për shkak të Hënës në kundërshtim. Edhe nëse periudha është shumë e vlefshme, orët e ardhshme mund të përfshijnë disa momente shqetësimi.
Demi
Edhe ata që së fundi i kanë dhënë fund një lidhjeje, tani e tutje do të mund të llogarisin pozicionin e shkëlqyer që zënë planetët. Sidoqoftë, do t’ju duhet të punoni shumë për të rifituar qetësinë, në punë dhe në dashuri. Në planin profesional, risitë do të jenë të suksesshme.
Binjakët
Duhet të filloni t’i lini vend ndjenjave pasi do të keni një qiell shumë interesant. Ata që sapo kanë nisur një njohje të re do të kenë diçka më shumë në muajin qershor. Keni shumë nevojë për një ndryshim peizazhi.
Ad
Gaforrja
Hëna do të jetë edhe nesër përballë, por sigurisht që nuk do të jetë në gjendje t’ju prishë vendosmërinë dhe ambiciet tuaja të mëdha. Suksesi do të vijë. Vetëm përpiquni të mos bëni gabime të panevojshme për 24 orët e ardhshme, mos thoni diçka për të cilën do të pendoheni më vonë.
Luani
Prej disa ditësh dashuria është bërë më konkrete dhe në korrik do të jetë edhe më shumë. Fundi i qershorit ofron ndjesi dhe emocione më të forta. Dikush mund të dashurohet me një punë, të rizbulojë një pasion.
Virgjëresha
Po kaloni një periudhë të risive dhe rinovimi të thellë. Shumë të lindur në shenjën e Virgjëreshës do t’i kenë përfunduar tashmë marrëdhëniet e padobishme dhe do jeni duke kërkuar më shumë pozitivitet.
Peshorja
Edhe nesër Hëna do jetë kundër dhe mund të nxjerrë në dritë dyshime apo shqetësime të vjetra, jini të kujdesshëm! Përpiquni të mos e ekzagjeroni dhe të mos luani shumë, në dashuri dhe në punë.
Akrepi
Nesër do të mbroheni nga yje të rëndësishëm dhe do të jetë një e dielë intriguese. Disa mund të preken nga ndonjë shqetësim i vogël fizik që është zvarritur që nga maji, por do të mund të gjejnë lehtësisht zgjidhje.
Shigjetari
Ndiheni të çuditshëm për shkak të diçkaje ose dikujt, që ndoshta keni marrë kritika. Mundohuni të mos reagoni instinktivisht, por të qëndroni racional dhe të mos thoni diçka për të cilën mund të pendoheni më vonë. Mundohuni të mos e teproni këto ditë, edhe nëse keni shumë projekte në mendje. Jini të matur në dashuri.
Bricjapi
Sipas horoskopit të Paolo Fox-it, nesër mund të filloni të ndiheni pak të paduruar ose të pakënaqur, veçanërisht në dashuri dhe ky do të faji i planetëve kundërshtarë. Puna të jep kënaqësi të madhe, por është shumë e lodhshme.
Ujori
Nesër rritet dëshira për risi, megjithatë, përpiquni të mos veproni shumë shpejt dhe sipërfaqësisht. Tani Mërkuri është neutral, por në korrik do të bëhet i kundërt. Financave duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje.
Peshqit
Nesër do të jetë një e diel shumë. Shfrytëzojeni sa më mirë, lini pas ata që u përpoqën t’ju lëndojnë dhe shijoni këto ditë. Dashuritë e reja do të jenë të rëndësishme. Kjo është periudha e rimëkëmbjes së madhe./ CNA