Connect with us

Astrologji

Këto Shenja të bëhen GATI…. PARA DHE PUSHTET mund të ndodhë në hënën e Plotë”

Published

on

Dashi

Mund të ketë më në fund të reja të rëndësishme për karrierën tuaj aktuale. Jini të gatshëm për të çuar përpara propozime të cilat do ju lejojnë që të bëni përparime të ndjeshme në vendin e punës. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për shëndetin.

Demi

Pritet të ketë të reja të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të ecni përpara me projektet dhe aktivitetet tuaja. Edhe në dashuri kjo do të jetë një periudhë mjaft e frytshme, ndaj mos jini të ndrojtur.

Binjakët

Rishikoni më mirë vendimet tuaja të së kaluarës, për të përpunuar strategji të reja lidhur me të ardhmen. Do të keni një intuitë shumë të mirë, por duhet të mundoheni të mos lini pas dore anën më strategjike të projekteve tuaja. Përgatituni që të përballeni me debate të vogla në lidhjen në çift.

Gaforrja

Kjo është një periudhë shumë e mirë për të analizuar të gjithë projektet e kohëve të fundit. Do të jeni shumë të lodhur dhe për këtë arsye duhet ti organizoni gjërat më së miri, pasi keni nevojë për të pushuar. Shmangni angazhimet e tepërta.

Luani

Në këtë moment duhet të mendoni më shumë për veten dhe nevojat tuaja kryesore. E keni lënë veten shumë pas dore dhe për këtë arsye duhet ti kushtoni më shumë vëmendje. Në vendin e punës, parashikohen konfirmime të rëndësishme.

Virgjëresha

Mundohuni të mos përfshiheni në çështje që nuk ju interesojë, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë shumë të lodhur. Ky është një moment shumë i mirë për të rikuperuar energjitë dhe për të pasur më shumë dëshirë për të bërë gjëra. Megjithatë duhet të çliroheni nga gjithë ato situata që mund t’iu vendosin në siklet.

Peshorja

Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme, për të bërë ndryshime themelore në stilin tuaj të jetës. Shmangni ndjekjen e së njëjtës rutinë dhe mundohuni të përfshiheni në nisma të reja. Në dashuri do të jeni mjaft të përkushtuar dhe pasionant.

Akrepi

Mundohuni të jeni më racional dhe shmangni joshjen nga persona shumë tendencioz ndaj jush, pasi në këtë moment keni nevojë për më shumë qartësi, sidomos në dashuri. Në vendin e punës parashikohen zhvillime mjaft të rëndësishme.

Shigjetari

Kjo e diel do të jetë mjaft e favorshme për takime, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndier të nënvlerësuar. Këshillohet që në vendin e punës të jeni më të përqendruar, pasi një zgjidhje shumë e nxituar, mund t’iu dëmtojë.

Bricjapi

Do të jeni shumë më kurajoz dhe të vendosur në vendin e punës. Këshillohet që të veproni me diplomaci në mënyrë që të arrini objektivat tuaj pa shpenzuar shumë kohë dhe energji.

Ujori

Në këtë moment keni nevojë për të gjetur disa aspekte të jetës tuaj, të cilat mendonit se i kishit harruar prej kohësh. Një takim interesant mund të rizgjojë emocionet tuaja.

Peshqit

Mundohuni që ta lini mbrëmjen e lirë, në mënyrë që të dilni dhe të kënaqni veten. Duhet të relaksoheni më shumë dhe ti jepni vetes më shumë kohë për të qenë në paqe me partnerin/en dhe familjen. Kjo e diel favorizon arratisjet e vogla romantike.