Connect with us

Astrologji

Kujdes PORTOFOLIN…. Jeni në limite të financave, por mos i humbni shpresat një njeri që se mendonit do ju mbajë STABËL”

Published

on

DASHI

Ju duhet të jeni më të sinqertë me veten. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të matur që të mundeni sepse përndryshe do futeni në probleme goxha të vështira për t’u zgjidhur. Besojini intuitës dhe shkoni përpara që të mos bini në pesimizëm. Në dashuri jeni harruar pas xhelozive të kota. Hëna do të jetë ende në opozitë deri në mbrëmje, por orët në vijim qielli do të fillojë të marrë një formë miqësore. Një marrëveshje do të duhet të rishikohet. Mbani afër personat me pozitë!

DEMI

Financat do fillojnë te përmirësohen nga pak për shkak të një shumë të vogël parash
që do ju jepet bonus. Vlerësoni çdo rast që ju ofrohet në profesion! Kërkoni të gjeni shpirtin binjak dhe rezervohuni. Këto ditë do të bëni një bisedë të rëndësishme. Gëzojuni kësaj periudhe të bukur. Ana sociale duket e çuditshme.

BINJAKET

Po futeni në një fazë të re në jetë. Ngjarje të pazakonta kanë rezervuar yjet për t’jua bërë ditën të bukur. Gjendja e financave do vazhdojë të jetë e stabilizuar gjatë gjithë kohës. Hyrja e Diellit në luan do t’ju japë forcë dhe optimizëm të ri. Do të jeni në gjendje të bëni propozime, të bëni kërkesa dhe të ndani me sukses idetë tuaja. Bëhuni gjahtarë të momenteve pozitive! Shanset janë që tashmë të keni një projekt në zhvillim e sipër.

GAFORRJA

Rrethi familjar pret të zgjerohet falë martesave të reja. Buzëqeshni më shumë ndaj personave që ju falnin sinqeritet dhe mirësi. Gëzojuni periudhës që po ju afrohet nga raportet me punën. Në planin financiar nuk është aspak nevoja të ndërmerrni rreziqe për ta stabilizuar situatën. Jepini vetes pak kohë dhe do të shihni se i keni të gjitha përgjigjet. Nëse pyesni dikë për këshillë ka shumë gjasa të merrni një të gabuar, ndaj bëni mirë të mos i dëgjoni.

LUANI

Do qëndroni më shumë kohë me partnerin dhe do kuptoni se diçka është krisur mes jush. Shmangni tensionet. Përpiquni të vlerësoni ndjenjat tuaja që të mos pendoheni më vonë. Java përgjithësisht do sjellë ngjarje dhe përvoja pozitive për njerëzit nga qytete ose vende të tjera. Tregohuni fleksibël kur bëhet fjalë për strategji afatgjata. Paratë dhe puna janë të sigurta, mjafton të vëzhgoni me
kujdes çdo lëvizje të kolegëve.

VIRGJERESHA

Kthehuni tek fëmijëria juaj dhe kuptoni se çfarë është më me vlerë tek ju. Profesionalisht priten ndryshime pozitive me rëndësi është të dini të shfrytëzoni rastin. Mos bëni kompromise me persona të pasinqertë. Çështje ligjore do marrin zgjidhje. Reflektoni për qëllimet që doni të arrini dhe nisni të hidhni hapat e parë drejt realizimit, koha vrapon.

PESHORJA

Peshoni siç dini vetë çastet që ju bëjnë nervozë. Ju po lëkundeni mes forcës së vendimit dhe dëshirës për t’u dorëzuar para vështirësive. Kujtohuni që në fund të fundit jeni një peshore e lakmueshme. Shikoni me detaje lëvizjet e paraardhësve tuaj për të arritur suksesin financiar që dëshironi. Dashuria po ju bën si qengja të butë dhe nuk dini t’i vini fre përkëdheljeve.

AKREPI

Tërhiquni dhe reflektoni për planet që keni. Nëse po përballeni me probleme në çift mos hiqni dorë nga impulsiviteti kur mungon drejtesia. Mosha dhe pjekuria janë statuse që fitohen me kalimin e viteve. Mos u nxitoni në një lidhje kurore. Udhëtimet nuk parashikohen shumë argëtuese kur shëndeti është në pikëpyetje.

SHIGJETARI

Ju po i afroheni një zone që nuk është e rehatshme nëse nuk hiqni dorë nga mania për aventura. Studioni mirë ku shkelni dhe rezervohuni ndaj të njohurve. Paratë nuk duken shumë
pozitive, mjafton të dini të llogarisni mirë shpenzimet. Ana sociale duket si një terren malor, sa i bukur, po aq i rrezikshëm. Planetet lëvizin mjaftueshëm ngadalë për t’ju dhënë mundësinë të gjykoni ftohtë.

BRICJAPI

Bricjapë ju po prisni që dikush të vijë dhe t’ju nxjerrë në dritë. Vriteni frikën dhe tregoni pa modesti gjithë potencialin tuaj dhe zbuloni në dritë të diellit gjithë pasionin për të bërë gjëra të bukura. Karriera dhe familja po bien ndesh, harmonizojini! Nuk do keni mbështetjen e të gjithëve dhe kjo është e natyrshme. Tingujt e suksesit po ju joshin nga pak.

UJORI

Plane suksesi, udhëtime me shumë shpenzime, takime me persona të pushtetshëm, kjo është agjendja juaj këtë periudhë. Nisni një punë të re dhe do shikoni se do jetë vendimi i duhur për të dalë nga rutina që ka zgjatur shumë. Pushimet nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë, ndaj bëhuni fleksibël me impenjimet tuaja qoftë edhe në distancë.

PESHQIT

Nëse dikush do të përpiqet t’ju japë këshillë sot, është ai njeriu që duhet të dëgjoni. Gjithë indiferenca juaj po kthehet në të kundërt, pasion dhe dëshirë për të nisur mbarë nga fillimi. Një konflikt pronash ju ka shtuar lakminë për copën e luanit, por duhët të luani sipas rregullave.