Connect with us

Astrologji

Shigjetari pret një surprizë, Dashi t’i kushtojë vëmendje partnerit, këto shenja do kenë javë të paharrueshme

Published

on

Dashi

Këshillohet që të kaloni më shumë kohë me partnerin sepse për shkak të detyrimeve në punë, ai ndihet i lënë pas dore dhe ngjall dyshime. Komunikimi në punë është i vështirë. Situata do stabilizohet në fundjavë, ndaj ju pret një javë e këndshme pune.

Demi

Situata në punë është ende e pafavorshme për ju. Gjërat ndryshojnë nga minuta në minutë. Kjo ju bën nervoz dhe të stresuar. Saturni është fajtor për këtë. Për fundjavë, kthehuni te vetja dhe përpiquni të mos mendoni për punën.

Binjakët

Komunikimi në të gjitha fushat është konfuz. Si nga ju tek të tjerët ashtu edhe në drejtim të kundërt. Gjatë fundjavës, qetësohuni dhe përpiquni të shijoni heshtjen vetëm me mendimet tuaja.

Gaforrja

Marrëdhëniet Gaforre-familje nuk ju japin ende qetësi. Dalëngadalë po e humbisni durimin. Ndaloni për fundjavë. Qetësojeni mendjen dhe lëreni punën për në fillim të javës.

Luani

Java e punës dha rezultate të mira. Ju ndiheni të kënaqur për këtë. Kaloni fundjavën me njerëzit që ju pëlqejnë.

Virgjëresha

Saktësia dhe sistematika juaj shqetësohet nga rrëmuja e përgjithshme dhe fajtori kryesor është Mërkuri. Ju jeni të vetëdijshëm se nuk mund të shkoni kundër kësaj. Kaloni fundjavën me familjen sepse do t’ju largojë nga stresi i punës.

Peshorja

Gjithçka ju ndodh në një çast. Si në dashuri ashtu edhe në punë. Shumë informacione që ndryshojnë nga minuta në minutë. Ju e përballoni shumë mirë. Pas fundjavës situata ndryshon dhe stabilizohet.

Akrepi

Jeni duke menduar të bëni ndryshime në jetën tuaj të përditshme. Fundjava është koha e duhur për t’u përkushtuar dhe për të bërë një plan që dëshironi.

Shigjetari

Fundjava po përgatit një surprizë për ju. Mjafton të pranoni ftesën dhe të relaksoheni. Paç fat!

Bricjapi

Javës së punës po i vjen fundi dhe ju duhet dëshpërimisht të paktën një fundjavë e këndshme. Keni apo jo mundësi, kushtojini vetes dy ditë.

Ujori

Marrëdhënia me partnerin është e mrekullueshme, si dhe me familjen dhe miqtë. Kjo kohë ju përshtatet shumë. Të gjithë e ndjejnë energjinë tuaj, kushtojini fundjavën njerëzve të dashur dhe shijojeni në maksimum.

Peshqit

Ju qëndroni plotësisht të përkushtuar. Gjithçka po shkon në mënyrë perfekte. Megjithatë, fundjava ju pëshpërit se ju pret një kohë fenomenale! Dhe ju thjesht duhet të pranoni ftesën.