Connect with us

Astrologji

Demë kujdes…Në punë ju duhet diplomaci për të ruajtur distancat.

Published

on

Dashi

Pozicionet astrale po ju fusin në kurth. Entuziazmi po i bën pritë dëshirës për të stopuar angazhimet tuaja. Projektet duhen çuar përpara ndaj matinini mirë hapat që hidhni. Sfera sentimentale rezervon surpriza të akullta, ndaj përgatituni për një sezon ngricash. Pika e dobët është mungesa e iniciativës, çelësi i suksesit është pamja e jashtme.

A mund të përqafosh një zakon të ri për 21 ditë?
Demi

Demë euforikë duhet të kuptoni thelbin e moralit sot; nuk e keni në dorë botën! Pozitat tuaja sociale po ju tradhtojnë dhe vetja ju ka braktisur në sekondë të fundit. Luani me zgjuarësi dhe ruani rezerva për të mos rënë emocionalisht. Në punë ju duhet diplomaci për të ruajtur distancat. Pika e dobët është shkelja e skajeve të durimit dhe çelësi i suksesit është empatia.

Binjakët

Bëhuni të butë me veten! Komunikimi do jetë arma më e fortë sot dhe nëse diku thyeni zemra, duhet të jeni përgjegjës për gjithë sa ju kthen karma mbrapsht. Koha e mbizotërimit të egos ka kaluar dhe tani po jetoni realitetin që jua nxjerr më në pah talentet. Nëse zemra ju thotë për të bërë një propozim dashurie, bëjeni gjatë kësaj kohe se jo gjithmonë ju vjen ky fat. Pika e dobët është shoqëria e vjetër dhe çelësi i suksesit; talenti për artet.

Gaforrja

Melankolia ju ka bërë pak më të këndshëm dhe të heshtur. Emocionet ju reflektojnë një delikatesë të ëmbël në çift duke e bërë partnerin për vete. Mos lejoni askënd të prishë nurin që ju ka rënë dhe ju ndihmon të dukeni më të ndjeshmë. Pasionet janë pika juaj e dobët, çelësi i suksesit është eleganca dhe pamja perfekte.

Luani

Mendimet që për ju janë modeste, për të tjerët duken si zbulime të mëdha. Përdoreni zotësinë tuaj për të kaluar në një stad tjetër të merituar. Rrethi shoqëror është distancuar duke ju ndjekur me indiferentizëm. Lodhja nga ambienti jo I përshtatshëm do jetë një shtysë më shumë për të hequr dorë nga angazhime që përkojnë me inspirimin tuaj. Pika e dobët shqetësimi për detajet, çelësi i suksesit; frika nga vetja.

Virgjëresha

Planifikoni të largoheni ca kohë nga atmosfera që keni krijuar vetë. Luani me zgjuarësi në habitatin tuaj të rehatisë familjare dhe gëzoni ato që keni ndërtuar me mund. Pasionet për udhëtimet dhe arredimin nuk do ju lënë kurrë në baltë. Pika e dobët është ndikimi nga nostalgjia, çelësi I suksesit është eleganca me të cilën analizoni përparësitë.

Peshorja

Harmonia në çift është e vetmja gjë që ju kishte munguar dhe tani erdhi koha të mos guxoni më të luani me dashurinë. Inatet e vjetra nuk do ju çojnë askund ndaj rezervoni ca lohë vetëm për veten. Dita ideale është sot nëse doni të nisni një projekt. Të favorizuara janë edhe planet për fëmijë. Vlerësoni çdo ofertë pune dhe vlerësoni pozitën tuaj profesionale. Pika e dobët është mungesa e qetësisë, çelësi i suksesit; liria e të menduar.

Akrepi

Bëni kujdes! Paratë po vijnë me mbarësi, por ju nuk keni kurrë strategji të mira. Filloni të shqetësoheni nga pak për veten dhe investoni me kujdes. Dashuria ju shndërron në një person tjetër dhe nuk mund të toleroni më situata kalimtare. Pika e dobët është vrasja e kohës dhe çelësi i suksesit është inteligjenca dhe shkëlqimi profesional.

Shigjetari

Instiktet po ju mbizotërojnë dhe keni shumë pak shanse për të gabuar. Yjet ju kanë hedhur një tis fati dhe po shkëlqeni aq sa edhe vetë nuk po e kuptoni si po ndodh. Në dashuri jeni duke u përkëdhelur ca ndaj ju duhet të zbrisni me këmbë në tokë. Në punë ju duhet të hiqni dorë nga pretendimet e tepërta. Pika e dobët është qëllimi pa arsye që i keni caktuar vetes dhe çelësi i suksesit është snobizmi.

Bricjapi

Ngadalësoni pak vrullin dhe tonin e zërit. Njerëzit vijojnë akoma të kenë sedër. Nëse doni të rifitoni terren kthehuni në shkëlqimin tuaj të dikurshëm me diplomaci. Kapërceni mëritë dhe jepini më shumë dashuri atyre që ju rrethojnë. Jepini fokus raporteve të ngurta dhe çlirohuni nga mania për të zotëruar gjithçka, kjo është pika juaj e dobët. Çelësi juaj i suksesit është maturia.

Ujori

Erdhi dita për të ndarë ndjenjat nga arsyeja. Surprizat janë të vakëta nëse I bëni llogaritë përciptas. Interesante është një lidhje e re që dëshironi të nisni. Idetë dhe krijimtaria ju ka bërë lidër të projekteve për të cilat ishit skeptikë në fillim. Pika e dobët është mungesa e guximit dhe çelësi i suksesit është shija e kultivuar në komunikim.

Peshqit

Një histori që ju mundonte prej kohësh ka dalë në dritë të diellit dhe ju duhet të gëzoni pasi emri do punojë tani për ju. Qetësohuni dhe merrni ca kohë pushim. Pengesat sporadike ju janë larguar si me magji dhe gjithçka duket si në përralla. Bëhuni realistë dhe mos lini rastet t’ju ikin nga duart. Pika e dobët është mungesa e relaksit dhe çelësi i suksesit është aftësia juaj për të përfituar nga çdo grimcë e kohës.

© SYRI.net