Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë të zodiakut sipas astrologut Paolo Fox. Horoskopi i Paolo Fox për ditën e enjte, 17 prill 2025

Pasqyra astrale për ditën e sotme, të enjte 17 prill 2025, me detaje që përfshijnë çështje të dashurisë, punës, mirëqenies dhe fatit në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

Dashi

Me Merkurin në shenjën tuaj dhe rikthimin e afërt të Marsit në një pozicion të favorshëm, dita sjell dinamizëm dhe ndryshime. Dashuria përjetohet me pasion, xhelozi, butësi dhe intensitet, një përzierje emocionesh që e gjallëron marrëdhënien. Kjo është një periudhë e mirë për ata që duan të mbyllin marrëveshje apo të ndryshojnë punë. Mundësitë e reja varen nga përvoja dhe aftësitë tuaja, por në fund është në dorën tuaj të rrezikoni ose jo. Një moment shumë i mirë për njohje me rëndësi dhe lidhje që mund të kenë ndikim afatgjatë.

Demi

Është më mirë të shikosh përpara sesa të ngelesh i mbërthyer në të shkuarën. Edhe pse është normale të reflektoni mbi të kaluarën, është e rëndësishme të hapeni ndaj mundësive të reja. Muajt e fundit kanë sjellë ndryshime në jetën profesionale dhe personale, shpesh përmes sfidave dhe ndarjes nga kolegë apo situata të vështira. Por këto janë shanse për një vizion të ri. Në dashuri, për ata që janë të motivuar dhe të dashuruar, ka shanse për angazhime serioze, ndoshta edhe për të ndërtuar familje. Lër pas kujtimet e hidhura dhe përqendrohu te mundësitë që sjell e ardhmja.

Binjakët

Po përballesh me një situatë të ndërlikuar dhe të ngarkuar emocionalisht. Është normale të ndihesh i lodhur kur bashkëpunon me njerëz që duken arrogantë ose të vështirë. Ndonjëherë, përpjekja për të ruajtur paqen krijon keqkuptime. Në këto raste është mirë të ruash distancë dhe të mos ndikohet nga provokimet. Komunikimi i qartë dhe i drejtpërdrejtë është i domosdoshëm. Shprehu mendimet me respekt. Edhe një pushim i shkurtër ose një aktivitet relaksues mund të ndihmojë për të rikthyer qetësinë dhe energjinë.

Gaforrja

Është koha për të riparuar dhe përmirësuar marrëdhëniet, veçanërisht pas marsit të vështirë që solli dyshime në dashuri. Tani Venusi është në një pozicion më të qartë dhe mundëson kompromis. Ndiheni më të hapur ndaj njerëzve që dikur i kishit larguar. Kjo është një mundësi për të rikthyer lidhje me vlerë. Edhe pse nuk keni pasur probleme të mëdha në dashuri, shumë janë fokusuar te puna. Duhet të rikthehet afrimiteti, madje dhe një xhelozi e lehtë që e mban ndjenjën gjallë.

Luani

Prania e Marsit në shenjën tuaj, bashkë me ndikimin e Merkurit dhe Jupiterit, sjell fuqi dhe vendosmëri. Edhe pse mund të ketë shqetësime apo vështirësi, jeni në prag të një ndryshimi të rëndësishëm. Është koha për të bërë zgjedhje që i keni shtyrë. Po bëheni më të vetëdijshëm për atë që dëshironi dhe po largoheni nga ato që nuk ju përmbushin. Sot është një ditë e mirë për të bërë propozime në punë apo në jetë personale. Edhe pse prilli nisi me probleme, tani jeni në fazë rikuperimi.

Virgjëresha

Një ditë e qetë në pamje të parë, ndryshe nga tensionet e fundit të shkurtit. Ka përparim, por edhe shqetësime të vogla që mund të kapërcehen duke kërkuar siguri. Muajt e fundit keni pasur frikë se keni gabuar, por nuk është kështu. Vetëm se keni ndjekur nevoja që tani janë më të rëndësishme për ju. Keni filluar të tregoni më qartë kush jeni dhe çfarë doni të bëheni. Puna dhe çështjet personale janë të qëndrueshme. Mbani durim, nisni projekte të reja. Nga 20 prilli do të vijë një rifillim i rëndësishëm – përgatituni për mundësitë që do të shfaqen.

Peshorja

Të bësh një bilanc të situatës është thelbësore për të përballuar sfidat aktuale. Lajmi i mirë është se Marsi, planeti që ka pasur një ndikim konfliktual për muaj me radhë në shenjën tënde, është gati të aktivizohet sërish në mënyrë pozitive. Ky ndryshim do të sjellë përmirësim në gjendjen tënde shpirtërore dhe në energjinë fizike. Ke kaluar vështirësi të konsiderueshme shëndetësore që prej vitit të kaluar, të cilat të kanë penguar në shumë aspekte të jetës. Konfliktet kanë qenë të lodhshme dhe kanë kërkuar kohë për t’u kapërcyer. Në dashuri, ndjenjat mund të jenë në plan të dytë për momentin, dhe kjo varet edhe nga partneri që ke përkrah – nëse të kupton, nëse flet tepër ose, më keq, nëse të bën të ndihesh fajtor për gjëra që nuk janë përgjegjësia jote. Nga data 20 prill projektet marrin hov, dhe deri në ditët e para të qershorit, mund të përfitosh nga mundësitë që shfaqen. Ndërkohë që dashuria nuk është në qendër, puna dhe marrëdhëniet e tjera do përfitojnë nga kjo energji e re.

Akrepi

Kush ka nisur një projekt së fundmi mund të gjendet përballë nevojës për ta ndryshuar ose përmirësuar. Kjo mund të shkaktojë stres, por është e rëndësishme të kujtosh se vullneti yt mund të kapërcejë çdo sfidë dhe se nuk lejon të ndikohet nga kritikat. Ka gjasa që javët e fundit ke pasur përplasje me dikë që ka tentuar të të fyejë ose të të vendosë në siklet. Marrëveshje të cilat kanë zgjatur prej vitesh tani po ndryshojnë. Kush ka punuar për kohë të gjatë në të njëjtën kompani ose në të njëjtin rol, duhet të përshtatet me kërkesa të reja. Kjo fazë tranzicioni, sado e vështirë, është një mundësi për rritje dhe zhvillim personal. Në dashuri, çdo gjë që nis tani mund të jetë e fortë dhe emocionuese. Lidhjet e reja që krijohen gjatë kësaj kohe mund të sjellin përvoja me ndikim të thellë, madje edhe një rikthim të një dashurie të vjetër.

Shigjetari

Po përjeton një periudhë rilindjeje, me Marsin që vendoset në një pozicion pozitiv dhe me Merkurin që është tashmë në anën tënde. Krahasuar me fundin e shkurtit dhe fillimin e marsit, tani ndihesh shumë më i fuqishëm. Për shkak të vështirësive të kaluara, disa prej jush mund të kenë ndjerë një rënie të fortë shpirtërore. Në këto raste, ideja për të udhëtuar ose për të ndryshuar ambient është e mirë. Por mos u nxitoni shumë – prit pak para se të rimarrësh plotësisht aktivitetet dhe sfidat e zakonshme. Guximi dhe optimizmi janë rikthyer, por forca fizike ende nuk është në maksimum. Në marrëdhënie – qoftë dashurore apo pune – ka pasur keqkuptime që duhet zgjidhur. Distanca nga partneri sjell paqartësi, mungesa e komunikimit bëhet problem. Ndaj, transparenca dhe dialogu i hapur janë thelbësore për të rikthyer ekuilibrin në dashuri dhe familje.

Bricjapi

Muaji mars ka qenë i rëndë, sidomos në marrëdhënie. Angazhimet në punë dhe shqetësimet financiare të kanë përpirë gjithë vëmendjen, por mos harro rëndësinë e jetës shpirtërore. Venusi të fton të reflektosh nëse marrëdhëniet që ke aktualisht të përmbushin emocionalisht. Mirëqenia shpirtërore është po aq e rëndësishme sa ajo materiale. Lidhjet afatgjata janë tronditur nga ndikime planetare nervoze gjatë marsit, çka ka ulur pasionin dhe afërsinë. Tani është koha për të pyetur veten nëse personi që ke në zemër është ende aty dhe nëse je i/e gatshëm të angazhohesh sërish. Edhe çiftet që e duan njëri-tjetrin janë shpërqendruar nga puna dhe problemet. Fundjava sjell mundësi për t’u afruar sërish, ndërsa presioni ulet dhe ka më shumë hapësirë për ndjeshmëri dhe afrimitet.

Ujori

Qielli duket më i kthjellët, një shenjë që Ujori duhet të vazhdojë në rrugën e vet origjinale dhe të ndjekë intuitën, edhe nëse shkon kundër rrjedhës. Të jesh ndryshe është tipari yt kryesor. Në takimet e ditëve të fundit ndihesh i karikuar me një energji të veçantë, falë ndikimit pozitiv të Merkurit. Ky është moment i mirë për të rikthyer balancën në çështje profesionale apo personale që kanë mbetur pezull. Kujdes me financat – ka mundësi që javët e fundit të kesh shpenzuar më shumë sesa duhet. Një aspekt që nuk duhet lënë pas dore është lodhja fizike. Ujori shpesh nuk kursen veten dhe futet me gjithë shpirt në gjithçka, por duhet të gjejë një ekuilibër. Ke kaluar një rënie të fortë kohët e fundit. Kujdesu për shëndetin dhe nivelin e energjisë në ditët që vijnë.

Peshqit

Nëse ke kaluar një krizë në dashuri dhe e ke mbajtur gjithçka brenda për të shmangur përplasjet, tani është koha për të folur hapur dhe me sinqeritet. Ky është një hap thelbësor për të rikuperuar lidhjet ku heshtja ka zëvendësuar pasionin. Që nga nesër, yjet bëhen sërish aleatë dhe rikthejnë dëshirën për lidhje dhe afeksion. Deri të dielën, do të ndjesh një afrim më të madh emocional dhe mundësi për pajtime. Nëse je në çift, organizoni një aktivitet të përbashkët për Pashkë – një dalje, një udhëtim a një surprizë. Sot ki kujdes në orët e para të mëngjesit, pasi mund të ketë keqkuptime apo tensione, sidomos me shenjat e Shigjetarit dhe Binjakëve. /noa.al

Author: pasqyra