Një çeshtje po ju pret…. Është momenti të veproni nëse deri më tani s’keni marrë vendime. Pak përpjekje do ta lehtësojë situatën.

Dashi – Mërkuri hyn sërish në shenjën tuaj dhe me imagjinatë mund t’u riktheheni ideve të arta që janë gati të marrin formë. Nëse këtë kohë keni eksploruar krijimtarinë, shndërrojeni në plane. Mendja juaj është plot ide dhe mund të arrini një sukses që do ta shijoni shumë.

Demi – Mund të përqafoni diçka që ju sjell qetësi, një zakon që do të ndihmojë shumë mirëqenien tuaj. Do të ndieni një motivim të fortë që do ju ndihmojë të ndërmerrni hapin e parë. Le të jetë kjo diçka që do të ushqejë shpirtin tuaj dhe do të përshtatet lehtësisht me stilin e jetesës.

Binjakët – Jeta juaj sociale ofron shumë mundësi. Është momenti i duhur për t’u ritakuar me miqtë, për t’u bashkuar në grupe të reja apo për t’u hedhur një sy bashkëpunimeve që mund të përcaktojnë fatin. Njerëzit e duhur mund të hapin dyer, frymëzojnë dhe udhëheqin drejt mundësive të paparashikuara. Ndiqni rrjedhën dhe do të shihni sesi miqësitë dhe aleancat e reja do të ndriçojnë rrugën tuaj.

Gaforrja – Po shihni ide dhe ambicie të reja në karrierë? Nëse jeni gati të prezantoni një projekt, të ndërmerrni rol drejtues apo kuroni imazhin, mos kini frikë të flisni dhe të ndani vizionin tuaj. Mundësitë mund t’ju nxjerrin nga zona e rehatisë, por kjo do t’ju rrisë. Merrni situatën në dorë dhe guxoni.

Luani – Planet për udhëtime do të vihen në lëvizje sepse keni një dëshirë të fortë për të eksploruar. Edhe nëse nuk do ta bëni, do të jeni në kërkim të dijeve të reja apo një aventure. Pranoni të panjohurën, përqafoni spontanitetin dhe udhëhiquni nga kurioziteti.

Virgjëresha – Jeni gati për një bisedë të sinqertë që i jep drejtim situatës dhe ju përgatit për progres? Tani keni mundësinë t’i mbyllni gjërat, të thoni çfarë duhet dhe të ecni përpara. Një qasje e drejtpërdrejtë dhe e menduar mund të bëjë mrekulli, ndaj besojini instinktit dhe mos e mendoni gjatë. Përqafojeni fillimin e ri.

Peshorja – Do të keni mundësinë të rijetësoni planet dhe projektet e përbashkëta që kanë mbetur pezull. Një entuziazëm i ri do t’i vërë gjërat në lëvizje. Jini të drejtpërdrejtë, vendosni kufij të qartë dhe udhëhiqni. Një këndvështrim ose strategji e re mund të sjellë rezultate dinamike.

Akrepi – Po mendoni të ‘shkundeni’ nga rutina e përditshme dhe të gjeni mënyra të reja për të qenë më produktiv? Mund të provoni të menaxhoni ndryshe kohën tuaj apo të jeni më eficentë duke ndryshuar qasjen. Gjërat e vogla mund të jenë shumë efektive ndaj eksperimentoni dhe do të shihni progresin që kërkonit.

Shigjetari – Shpirti juaj aventurier po ju thërret. Mund të provoni të eksploroni apo të bëni diçka që ka pak rrezik dhe është e guximshme. Mos kini frikë të dilni jashtë zonës së rehatisë. Sa më spontanë të jeni, aq më shumë mundësi do të shfaqen.

Bricjapi – Nëse jeni duke u marrë me shtëpinë, duke hequr gjëra të vjetra apo duke e sistemuar, do të ndieni një energji të re. Organizimi do ju ndihmojë të shfrytëzoni më mirë ambientin tuaj duke e bërë më produktiv dhe të paqtë. Është momenti të veproni nëse deri më tani s’keni marrë vendime. Pak përpjekje do ta lehtësojë situatën.

Ujori – Idetë e vjetra do të marrin një jetë të re. Një këndvështrim i ri mund ta shndërrojë një plan të harruar. Rikthehuni te projektet, bisedat e shkuara dhe mund të gjeni një surprizë aty. Natyra juaj vizionare do të shohë diçka të zakonshme si të magjishme.

Peshqit – Ka ardhur momenti të shpenzoni më mirë financat tuaja. Idetë e reja për të kursyer dhe për të blerë në mënyrë më inteligjente, do të bëjnë ndryshimin. Me pak kërkim, çdo qindarkë mund t’ia vlejë dhe njëkohësisht do të shijoni kënaqësitë e vogla. Ndryshimet e vogla mund të sjellin shpërblime të mëdha./tvklan.al

Author: pasqyra