Horoskopi i Paolo Fox – Një ditë reflektimi, rinovimi dhe ndjeshmërie për të gjitha shenjat

Kjo e shtunë sjell një frymë të re në qiellin astrologjik. Ndikimi i Afërditës, Marsit, Merkurit dhe Jupiterit përzien energjinë e dashurisë, vendosmërisë, komunikimit dhe zgjerimit personal.

Për disa shenja, kjo ditë vjen si një ftesë për rilindje shpirtërore dhe hapje emocionale. Për të tjerat, është koha për të bërë qetësi, për të përballuar të kaluarën dhe për të hedhur hapa të kujdesshëm drejt së ardhmes.

Pa marrë parasysh se ku ndodhesh në udhëtimin tënd personal, yjet kanë një mesazh për ty sot.

Lexo më poshtë çfarë të pret në dashuri, punë, mirëqenie dhe fat sipas shenjës tënde në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

Dashi (21 mars – 20 prill)

Përdore sa më shumë energjinë që të ofrojnë planetët si Merkuri, Marsi dhe Jupiteri që sot janë në anën tënde. Mund të ndjesh një shtysë të fortë për të vepruar dhe për të shprehur mendimet dhe ndjenjat që më parë i kishe mbajtur për vete. Kujdes, kjo mund të sjellë ndonjë tension me ata që nuk e kuptojnë mirë mënyrën tënde të të shprehurit. Në raste të tilla, mund të ndjesh një konflikt të brendshëm mes asaj që ndjen dhe asaj që mund të shprehësh. Edhe pse gjithmonë ke qenë luftarak nga natyra, ajo që ka rëndësi është si i përballon sfidat. Qielli të jep mundësi për zgjidhje deri në fillim të qershorit. Përdor këtë periudhë për të sqaruar çështjet e pazgjidhura, sidomos ato ekonomike dhe profesionale, në mënyrë që të mos bëhen më të vështira në gjysmën e dytë të vitit.

Demi (21 prill – 20 maj)

Në dashuri ka lajme të mira sajë rikthimit aktiv të Afërditës në shenjën tënde. Pas një fillimi të vitit disi të ngatërruar, tani është koha për t’u rikuperuar dhe për të rindërtuar lidhjet. Nëse je pranë personit të duhur, kjo është një periudhë e shkëlqyer për të forcuar marrëdhënien. Nëse jo, është gjithmonë koha për njohje të reja. Kanë ndodhur shumë ndryshime kohët e fundit – detyra të reja, ide për të dalë nga rutina – qoftë të detyruara apo të dëshiruara. Tani ke më shumë energji për të zgjidhur çështje që kanë qenë të pazgjidhura për një kohë të gjatë. Nëse dikush të ka lënduar, qielli është me ty: do të kesh mundësinë dhe forcën për të kërkuar dhe marrë drejtësinë që meriton.

Binjakët (21 maj – 21 qershor)

Ky është një moment pozitiv për marrëdhëniet njerëzore dhe bashkëpunimet. Megjithatë, në planin ekonomik ka pasur luhatje: ndoshta je detyruar të tërhiqesh nga disa vendime që kishe marrë më parë. Deri në mesin e qershorit pritet një pikë kthese e rëndësishme, ndaj përgatitu për të përballuar një zgjedhje që mund të ndryshojë drejtimin tënd. Në dashuri, situata është pak e turbullt. Ke vështirësi për të shprehur mendimet dhe ndjenjat, dhe në disa çifte mund të jenë hapur plagë të vjetra që ende nuk janë shëruar. Është e rëndësishme të jesh i sinqertë dhe i qartë – përballja me guxim mund të jetë çelësi për të rikthyer ekuilibrin dhe për të tejkaluar tensionet që të pengojnë.

Gaforrja (22 qershor – 22 korrik)

Në dashuri, situata është më e mirë se në mars. Është e kuptueshme të duash maksimumin nga një lidhje, por ndonjëherë duhet të jesh realist për të pranuar kufijtë e marrëdhënieve njerëzore. Nëse ke kaluar një krizë ose një periudhë reflektimi në marrëdhënie, është normale që të mos e gjesh menjëherë qetësinë. Edhe nëse dëshiron të rikthehesh me dikë, brenda teje mund të ketë ende përplasje të pazgjidhura që e bëjnë komunikimin të vështirë. Tensionet në dashuri apo në familje mund të krijojnë keqkuptime. Në planin profesional, gjërat janë më pozitive. Vazhdo të ecësh përpara me vendosmëri – rruga është e hapur. Mos lejo që pasiguritë emocionale të të ndalin. Pashka do të jetë një moment i qetë për ty, pa shumë detyrime apo stres.

Luani (23 korrik – 22 gusht)

Energjia po rikthehet pas një fillimi të zymtë të muajit. Ditët festive mund të krijojnë vonesa në punë dhe të ngadalësojnë ritmin e përditshëm, gjë që mund të të shqetësojë pak. Megjithatë, kjo periudhë është shumë e mirë për dashurinë dhe marrëdhëniet profesionale. Është momenti i duhur për të bërë paqe me dikë apo për të rifilluar një bisedë të rëndësishme me një partner, qoftë në dashuri apo në biznes. Mund të ketë surpriza – ndoshta edhe një rikthim ndjenjash apo një mundësi e re që nuk e prisje. Fundjava sjell momente vendimtare, ndaj përdore për të marrë vendime që mund të ndikojnë në të ardhmen tënde.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Kjo periudhë, sidomos me afrimin e Pashkës, sjell ndryshime të rëndësishme pozitive. Data 20 prill shënon një fillim të ri, me hyrjen e Diellit në një pozicion që të favorizon dhe të jep energji për të rindërtuar. Nëse ka pasur keqkuptime në dashuri apo ndarje, tani ke mundësinë për të rikuperuar. Disa janë duke u përgatitur për provime, plane apo projekte të reja. Ndiej një dëshirë për të filluar nga e para – kjo është çliruese dhe të lejon të rishikosh prioritetet. Në punë, mund të ketë ndryshime që lidhen me drejtuesit apo me strukturën e kompanisë. Edhe nëse gjërat nuk i kontrollon dot gjithmonë, surprizat mund të të çojnë në rritje personale. Me Pashkën që afrohet, pritet një lajm i mirë dhe më shumë paqe në familje.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)

Është thelbësore të kujdesesh për veten, dhe këtë e them me ndershmëri, veçanërisht tani që kalimi i Marsit të jep një mundësi për të rifituar formën. Deri së fundmi, Marsi ka pasur një ndikim të kundërt, dhe shumë persona të kësaj shenje kanë përjetuar një krizë, që zgjatet që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, me probleme fizike apo personale. Kur nuk ndihesh mirë, është e vështirë të mbash optimizmin dhe paqen mendore. Ata që kanë kaluar vështirësi emocionale, ndarje apo tronditje shpirtërore, nuk e kanë pasur të lehtë të rikuperohen. Tani është koha për të fuqizuar kontaktet sociale dhe për të dalë nga “strofulla” që të ka mbrojtur, por edhe të ka izoluar. Yjet po ndryshojnë dhe është momenti për të kthyer faqe. Kushtoji vëmendje edhe çështjeve ekonomike – sidomos nëse ka mosmarrëveshje të hapura. Këto kërkojnë kujdes, qartësi dhe menaxhim të matur për të shmangur probleme të mëtejshme.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Me afrimin e Pashkës, hyn në një periudhë me potencial të lartë emocional dhe me mundësi të bukura për një rilindje të brendshme. Afërdita, planeti i dashurisë dhe marrëdhënieve, ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm për ty – duke nxitur dëshira të forta dhe intuitë që të udhëheq. Është një moment për t’u marrë seriozisht dhe për të përfituar nga energjia pozitive që po afrohet. Nëse ke mundësi të organizosh disa ditë pushimi ose të reflektosh mbi propozime të reja, bëje. Ditët në vijim do të shënohen nga aftësia e rritur për të rinovuar shumë aspekte të jetës – jo vetëm në dashuri, por edhe në sferën profesionale. Projekte të reja janë në zhvillim dhe mund të ndryshojnë ndjeshëm drejtimin tënd.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Pashka është një mundësi e çmuar për të reflektuar dhe për të vendosur një drejtim të ri. Kohët e fundit ke kaluar një periudhë me tension të brendshëm, që ka ndikuar në disa aspekte të jetës – qoftë në nivel fizik apo emocional. Ke ndjerë shpesh se ke dhënë shumë dhe ke marrë pak në këmbim. Megjithatë, forca jote është në karakterin tënd të palodhur dhe të ndjeshëm – ti nuk dorëzohesh kurrë. Edhe kur përballesh me sfida, arrin të rimëkëmbesh, të fokusohesh në pasionet e tua dhe të rikthehesh tek ëndrrat. Kjo është një periudhë ku dëshira për udhëtime, zbulime dhe përvoja të reja është shumë e fortë. Përdore këtë fundjavë për t’iu kushtuar gjërave që do më shumë – dhe për të ushqyer shpirtin me përvoja që të japin energji të re.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Disa të tjerë mund të të shohin si të ftohtë apo të rreptë, por kur kanë nevojë, je gjithmonë aty. Ti je një pikë referimi për shumë njerëz – sepse je i qëndrueshëm dhe besnik. Por së fundmi, ke ndier një lodhje të brendshme, një ndjenjë irritimi ndaj hipokrizisë dhe mungesës së sinqeritetit nga të tjerët. Marsi ka qenë në kundërshtim deri vonë dhe kjo ka ndikuar në durimin tënd. Tani ke dy zgjedhje përpara: ose të rihapësh zemrën dhe të jesh më i hapur, ose të largohesh nga ata që nuk të sjellin më asgjë të mirë. Në çdo rast, ndihesh më i vendosur dhe gati për të ndërtuar përsëri. Në dashuri, marsi ka qenë i trazuar, veçanërisht në mars, por me afrimin e Pashkës, mund të rikuperosh ndjeshmëri dhe të përmirësosh gjendjen emocionale dhe marrëdhëniet me të tjerët.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Je në një fazë transformimi dhe hapjesh të reja. Ke shumë dëshirë për të nisur projekte të reja dhe për të çuar përpara ide ambicioze. Prania e Jupiterit në favorin tënd sjell mundësi të mira për sukses dhe rritje personale. Pashka të shtyn të vendosësh objektiva të rinj, por duhet të kesh kujdes me marrëdhëniet me bashkëpunëtorët dhe partnerët. Ka më shumë tensione në komunikim dhe mosmarrëveshjet dalin më lehtë në sipërfaqe. Diskutimet duhet t’i menaxhosh me qetësi dhe diplomaci. Gjithashtu, mund të ndiesh lodhje të shtuar – edhe kur bëhesh me të njëjtat detyra si gjithmonë. Marsi në kundërshtim e bën më të vështirë përqendrimin dhe plotësimin e detyrave. Ky çrregullim ndikon në gjendjen shpirtërore dhe produktivitetin tënd. Fjalët kyçe për këtë periudhë janë fleksibiliteti dhe menaxhimi i energjisë.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

Kjo është një periudhë me rëndësi për marrëdhëniet ndërpersonale. Është e favorshme të jesh pranë njerëzve që i do dhe të ndash me ta momente të bukura. Afërdita në shenjën tënde sjell hapje emocionale, ndjenja të reja dhe forcim të lidhjeve ekzistuese. Nuk ka pengesa serioze përpara. Mund të marrësh iniciativa të reja pa u ndier i mbingarkuar. Edhe nëse ndonjë plan ka dështuar, mos u mërzit – siç thonë: “Kur mbyllet një derë, hapet një portë.” Pozicioni i ri i Merkurit është shumë i favorshëm për marrëveshje, kontrata apo kërkesa për rritje në punë. Deri në mesin e vitit, ke mundësi reale për të negociuar dhe për të marrë atë që dëshiron. Ky është momenti më i mirë për të vepruar. /noa.al

Author: pasqyra