
Duket sikur një këngë verore kur e dëgjon për nga ritmi i bukur që ka apo edhe pamjet e klipit, por jo vetëm edhe mesazhi është shumë i bukur. Jemi duke folur për projektin më të ri muzikor ardhur nga këngëtarja e njohur shkodrane Mimoza Staka, ku këtë herë ka ardhur në duet me reperin e njohur shkodran Legion. Kënga mban titullin “Shpirti i nanës”, ku mësojmë se idea ka qenë e vetë artistes, një përjetim i saj real pas largimit të vajzës së saj nga Shqipëria drejt Irlandës së largët me bashkëshortin e saj. E tashmë e kuptuat se kjo këngë do të prek zemrat e të gjithë shqiptarëve sidomos të nënave, mall i tyre për fëmijët, për vajzat që në momentin kur nënat i martojnë dhe më pas që marrin rrugën e kurbetit për një jetë më të mirë duke u larguar nga vendlindja. Kêtë ide dhe tekst Mimoza ja ka treguar edhe producentin në finalizimin e këngës konkretisht Koolt Music, ndêrsa video është përshtatur bukur e xhiruar nga kameramani i njohur shkodran Maison Kavaja me regji nga vetë bashkëshortja e tij. Nëse doni të dëgjoni njê këngë të stinës por me stil më mdryshe dhe mbi të gjitha me një temë vërtetë prekëse mund ta ndiqni në linkun më poshtë.