Aktualitet

A duhet rrotacion politik? Fevziu: Nuk e them dot tani para zgjedhjeve, do të flas hapur pas zgjedhjeve!

Published

on

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur për aktualitetin politik në vend. Kur u pyet nga Ylli Rakipi, se a duhet të ketë rrotacion politik në 25 prill, Fevziu dha një përgjigje mjaft të sinqertë. Ai tha se nuk e thotë dot para zgjedhjeve këtë gjë, por sapo të mbarojnë zgjedhjet ai do të flasë hapur.

Blendi Fevziu: Nuk e them dot këtë tani. Nëse shprehem sot, cili do të jetë morali im të dal në emision pastaj?  Më jep fjalën që do të më ftosh pas zgjedhjeve dhe unë do të them të vërtetën.

Rakipi: Po kjo do të ketë ndodhur pastaj…

I pyetur për bilancin e Edi Ramës në qeverisjen tetë vjeçare të vendit, Fevziu sërish deklaroi se nuk flet dot tani.

“Balancën nuk e them dot sot. Një pjesë e disa punëve që janë bërë, për restaurimin…
Nuk kam patur ndonjë mendim të ndryshëm për Edi Ramën. Unë nuk kam patur ndonjë iluzion. Kam menduar se Rama do të ishte ky. Në momentin që e akumulon pushtetin, nuk e lëshon kollaj. Është edhe vështirë tja marrësh.

Exit mobile version