
Në fund të dhjetorit 2020, në media është raportuar se Shpat Kasapi është kapur me drogë.
Këngëtari u kap në lagjen “Gjorce Petrov” në afërsi të SP PLANET në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave atje, bëhej me dije se ai është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe pritet të gjykohet në liri.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e ka shkarkuar këngëtarin Shpat Kasapi, nga pozita e këshilltarit të tij.
Tani së fundmi në një sesion pyetjesh përgjigjesh në Instagram, një nga ndjekësit e pyet Shpatin në se ai merret me drogë.
“A është e vërtetë që merresh me drogë?”, është pyetja e ndjekësit të cilës këngëtari iu përgjigj, “Ata që meren me këtë pjesë të tjerë janë e jo unë, por nuk merrem me shpifje e kam parim të jetës”.