Aktualitet

A ishte shembja e Tetarit Kombëtar e ligjshme? Avokati tregon çfarë ‘fshihet’ pas rrëzimit të kërkesës për shfuqizimin e vendimit të prishjes në Kushtetuese

Published

on

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese dha vendimin mbi çështjen e Teatrit Kombëtar, ku vendosi pranimin e kërkesave të bëra nga presidenti Ilir Meta mbi shfuqizimin e ligjit special për ndërtimin e teatrit të ri dhe kalimin e pronësisë së teatrit në juridiksion të Bashkisë Tiranë.

Në vendimin e Gjykatës thuhej se u rrëzua kërkesa e presidentit për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak mbi shembjen e teatrit. Por a nënkupton kjo se shembja e teatrit ishte e ligjshme?

Përgjigjen për këtë e ka dhënë shkurtimisht Adriatik Lapaj në facebook, ku i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi. Lapaj thekson se jo shembaj nuk është e ligjshme, por për këtë pikë nuk u krijua krijua shumica prej 5 votash parashikuar nga neni 73 pika 4 i ligjit 8577/2000 në lidhje me juiridiksionin e kësaj gjykate për shqyrtimin e çështjes

Replika e avokat Adriatik Lapaj në facebook:

Komentuesi: Pika 4 pëkthehet që shembja është e ligjshme?

Adriatik Lapaj: Jo. Për këtë pikë nuk u krijua shumica prej 5 votash parashikuar nga neni 73 pika 4 i ligjit 8577/2000 në lidhje me juiridiksionin e kësaj gjykate për shqyrtimin e çështjes.

Exit mobile version