Connect with us

Aktualitet

A pranon debat publik me Ramën? Si i përgjigjet Basha: Për herë të parë në 30 vite, ndodh që…

Published

on

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pyetur nëse do të pranonte një debat publik me kryeministrin Edi Ramën, tha se kjo është detyrim qytetar.

Sipas tij, është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës.

Basha tha në “Opinion”, se kreu i qeverisë nuk ka asnjë bilanc.

BashaKjo nuk është çështje midis meje dhe tij. Është një detyrim ndaj qytetarëve veçanërisht para zgjedhjeve. Ai që ka 8 vjet që qeveris e ka për detyrë tu thotë njerëzve çfarë ka bërë.

Jo vetëm që jam i gatshëm por është detyrim i tij të thotë pse kërkon një mandat të tretë. Është detyrë e imja t’ju them pse e kërkoj mandatin.

Nga njëra anë kam një fushatë timen, të Partisë Demokratike, të kandidatëve tanë dhe nga ana tjetër po ndodh diçka, kemi një kryeministër që është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër të opozitës. Nga mëngjesi deri në darkë merret me mua, veshjen time, programin tim që e kopjon.

Kjo ndodh sepse nuk ka asgjë për të treguar, prandaj nga mëngjesi deri në darkë merret me mua. Fushata ime dhe e PD-së ia ka arritur qëllimit. Është hera e parë në 30 vite që kryeministri është satelit i kryetarit të opozitës, kandidatit të opozitës për kryeministër.