Aktualitet

Abasadori italian: Insitucionet të hetojnë.Përgjimet

Published

on

Ambasadori Italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, ka reaguar pas publikimit në media të përgjimeve të Ndragheta-s, në të cilat flitet dhe për ndërtime kullash në Tiranë, me qëllim pastrimin e parave.

Bucci ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri të zhvillojnë hetimet në lidhje me përgjimet e Ndragheta-s, ndërsa ka kërkuar që për këtë ngjarje të mos ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës.

Ambasadori shprehet se gjyqtarët duhet të dallojnë faktet nga fjalët dhe të vijojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur.

“Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan Bucci.

Në përgjimet e bëra nga autoritetet italiane ndaj “Ndraghetas”, është zbuluar dhe aktiviteti i organizatës kriminale në Shqipëri. Në këto përgjime flitet për emra të rëndësishëm të politikës shqiptare dhe për zyrtarëve të lartë./ Opinion

Exit mobile version