Connect with us

Politike

Afati i fundit për listat e kandidatëve, Yuri Kim me mesazh të qartë: Nesër do tregohet nëse liderët e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, presim të tregojnë lidershipin e vërtetë

Published

on

Ditën e nesërme është afati i fudnit për partitë politike që të dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja amerikane me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh të qartë për liderët politikë, ku shprehet se nesër do të tregohet nëse këta liderë e kanë marrë mesazhin nga SHBA dhe nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin e vendit në BE.

“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.. Shtetet e Bashkuara kanë qenë jashtëzakonisht të qarta në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, në përputhje  me ligjet dhe përcaktimet shqiptare nga Sekretari i Shtetit i Sh.B.A. Kështu kanë votuar edhe shqiptarët. Shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendimet e vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe prosperuese për Shqipërinë. Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë, shkruan Kim.

Screenshot_8.png