Lajme

Afera “Vollga” Drejtoresha Juridike e ZRPP: U regjistrua kur isha me pushime .

Published

on

Drejtorja Juridike e zyrës qendrore të hipotekës, Merita Qato ka qenë dëshmitarja e radhës që ka dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në procesin në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Merita Qato ishte thirrur nga prokurorët për të dhënë sqarime në lidhje me regjistrimin e ish hotel Vollgës në Durrës. Qato tha para gjykatës regjistrimi ishte bërë dy vjet me parë gjatë kohës që ajo kishte qenë me pushime.

Juristja tha se ditën e parë që ishte kthyer ne punë ishte vene ne dijeni të regjistrimit ndërsa po atë dite kryeregjistruesi Ilirjan Muho e kishte pezulluar për 30 dite pas ankesës që kishte bërë nga pala tjetër që pretendonte pronësinë, sipas të cilëve regjistrimi nuk ishte i drejtë.

Qato tha se përfaqësuesit e palës tjetër madje kishin debatuar në zyrën e kryregjistruesit me tone të larta ndërkohë që në ato moment aty kishte qenë edhe kreu i hipotekës së Durrësit Jurgen Çyrbja. Por e pyetur nga prokuroria nëse i inijhte personat që kishin debatuar ne zyrën e Muhos, Qato tha se nuk i njihte, ndërkohë gjatë hetimeve paraprake kishte pohuar se të kundërtën.

Juristja e Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive ishte dëshmitarja e vetme që u pyet në këtë séance, pasi për tre dëshmitarët e fundit të prokurorisë, gjykata do të ripërsërit thirrjen pas konfirmimit te ardhur nga policia se ishin larguar jashtë Shqipërisë. Ne seance u ishin të pranishëm të pese të pandehurit, ndërkohë që I akuzuara kryesor si kreu i grupit kriminal Emiljano Shullazi, këtë here kishte marrë masa për të forcuar mbrojtjen. Ai kërkoi gjykatës që krahas avokatit Vladimir Meçe ai do të mbrohej edhe nga një tjetër avokat.

Exit mobile version