Aktualitet

Afrika “pjek” Ballkanin, çfarë duhet pasur parasysh nesër dhe pasnesër

Published

on

I nxehti afrikan tashmë ka përfshirë tashmë Ballkanin dhe hartat meteorologjike po “skuqin”.

Siç është bërë e ditur edhe më herët, masat e ngrohta të rrymave ajrore që po përhapen nga Afrika në Mesdheun Qendror e Lindor por edhe ne Europën Veriore,  po bëjnë që temperatura shumë të larta të mbizotërojnë të paktën deri të dielën.

Sipas të dhënave të parashikimit të Observatorit Kombëtar të temperaturat maksimale pritet të arrijnë 38-39 gradë, ndërsa lokalisht mund të arrijnë mbi 40 gradë Celsius.

Për ditën e nesërme dhe të premten vlerat maksimale në Tiranë pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius ndërsa ato minimale në 22-23 gradë Celsius.

Kjo tablo e motit shumë të nxehtë, e vrojtuar zakonisht gjatë kulmit të verës mbetet dominuese deri në fundjavë kur moti do të freskohet ndjeshëm në Ballkanin Verior, por një freskim të moderuar do përjetojë Ballkani Jugor.

Megjithatë, kjo është një vale e parë e nxehtësisë për verën 2021, e cila do të tërhiqet drejt brigjeve të Libisë gjatë fundjavës për t’u rikthyer në ditët e para të korrikut.

Exit mobile version