Connect with us

Aktualitet

Afrikë/ Sulmet ku mbetën të vrarë 130 persona dyshohet se janë kryer nga fëmijë të moshës 12-14 vjeç

Published

on

Një masakër në verilindje të Burkina Fasos, në të cilën këtë muaj u vranë mbi 130 persona, është kryer kryesisht nga fëmijët e moshës 12 deri 14-vjeçare, thanë Kombet e Bashkuara dhe qeveria e këtij shteti afrikan.

Sulmuesit e armatosur u futën në fshatin Solhan në mbrëmjen e 4 qershorit, hapën zjarr ndaj banorëve dhe i dogjën shtëpitë.

Ky ishte sulmi më i rëndë në vitet e fundit që u krye nga militantët e lidhur me ISIS-in dhe Al Qaeda-n.

Zëdhënësi i qeverisë, Ousseni Tamboura, tha se shumica e sulmuesve ishin fëmijë. Kjo deklaratë i nxiti Kombet e Bashkuara që ta dënojnë përfshirjen e fëmijëve në grupe të armatosura, shkruan Independent.

“Ne e dënojmë fuqishëm rekrutimin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga grupet e armatosura joshtetërore. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të tyre themelore”,thuhet në deklaratën e agjencisë së OKB-së për fëmijë, UNICEF.

Pavarësisht ndërhyrjeve nga paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe forcat e armatosura ndërkombëtare, sulmet e militantëve ekstremistë po vazhdojnë të papenguara në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore, duke përfshirë edhe shtete si Nigeri e Mali.