HOROSKOPI

Agresivitet, zili, tradhti etj: Një e metë për çdo shenjë horoskopi

Published

on

Ndërkohë që presim Susan Miller – duke shpresuar të kemi lajme te mira – flasim pak për karakteristikat e shenjave të horoskopit? Sot, do të përqëndrohemi te e meta më e madhe për secilën shenjë.

Agresivitet, zili, tradhti etj: Një e metë për çdo

Askush nuk i bën ballë zemërimit të Dashit, që në shumicën e rasteve është i paparashikueshëm. Gjaknxehtësia i shtyn drejt veprimeve të nxituara, për të cilat sigurisht që pendohen më pas.

Agresivitet, zili, tradhti etj: Një e metë për çdo

Një Dem do gjithnjë rroba të shtrenjta, ushqime të mira, seks pafund, produkte luksoze dhe ndonjëherë të panevojshme. I do aq shumë sendet e veta, sa bëhet i padurueshëm.

Binjakët – Pandershmëria

Siç pritej, Binjakët thonë gjëra të ndryshme te përsonat e ndryshëm si pasojë e paqëndrueshmërisë në karakter.

Gaforrja – Adhuron personat e gabuar

Gaforret lidhen shumë emocionalisht me të tjerët dhe kjo i konsumon si njeri. Zakonisht hedhin posht veten, ndërsa të tjerët i vendosin në kupë të qiellit.

Luani – Krenaria

Krenaria është e rëndësishme për karakterin e një personi, por Luanët e teprojnë. Zakonisht ndodh të jenë arrogantë dhe mendojnë vetëm për veten.

Virgjëresha – Zili

Virgjëreshat e kanë të rëndësishme të jenë gjithnjë në vend të parë dhe diçka e tillë mund të shoqërohet edhe me zili dhe inat.

Peshorja – Mburravecë

Peshoret e kanë tepër të rëndësishme dukjen dhe krenohen vazhdimisht për pamjen e tyre. Më mirë mbajuani larg pasqyrën.

Akrepi – Epshi

Ka shumë pasion brenda zemrës së Akrepit, por nga ana tjetër kjo gjë ndikon për t’i vështirësuar punët me dashurinë. E kanë shumë të vështirë të dashurojnë.

Shigjetari – Tradhtia

Shigjetarët janë flirtues dhe sa më shumë njerëz të rinj në shtratin e tyre, aq më mirë.

Bricjapi – Lakmia

Një Bricjap është konkurrues dhe tepër punëtor, por do sa më shumë gjëra të jetë e mundur, duke e tepruar vazhdimisht. Më pas, do thjesht të mburret me arritjet e veta.

Ujori – Një profet jo dhe aq i vërtetë

Ujorit i pëlqen që të tjerët ta ndjekin dhe mendon se di gjithçka, kur në fakt – si të gjithë njerëzit e tjerë – ka pafund të meta.

Peshqit – Dembelizmi

Peshqit përtojnë edhe të jetojnë. Ecin me një ritëm shumë të ngadalë dhe jashtë rrymës. I marrin gjërat me tepër përtesë dhe zakonisht ngelen mbrapa të tjerëve.

Credits Anabelmagazine

Exit mobile version