
Një fëmijë katërvjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë pasi është goditur nga një veturë në fshatin Carrallukë.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Ju informoj se rreth orës 13:30 jemi informuar se në fshatin Carrallukë në rrugën rajonale ka ndodhur një aksident trafiku (goditje e këmbësorit), këmbësori (fëmijë, rreth 4 vjeçar) është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete”, tha Gjurkaj.
Gjurkaj ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Malishevë.
“I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë S.P. Malishevë, Njësitet patrulluese janë ne vendin e ngjarjes. Për veprime tjera do te njoftoheni me kohë”, njoftoi Gjurkaj.