
Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Elbasan ku një kamion me cisternë ka përplasur një person me biçikletë.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut” rreth orës 14:25 në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit. #
Për pasojë drejtuesi i biçikletës pas përplasjes me automjetin e tonazhit të rëndë ka rënë mbi asfalt dhe për pasojë ka pësuar dëmtime serioze në trup dhe kokë.
Personi i aksidentuar është transportuar ne Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po hetohet për të përcaktuar shkaktarët e këtij aksidenti.