
Një person dyshohet të ketë ndërruar jetë dhe tre të tjerë të jenë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot.
Konkretisht tre makina, të cilat janë shkatërruar plotësisht sicc edhe shihet në foto, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjeve, dyshohet se një prej personave që ishte brenda mjeteve ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por paraprakisht raportohet se makinat që janë përplasur po udhëtonin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara.