
Një aksident ka ndodhur këtë të enjtje në aksin rrugor Zëmblak-Goricë në qytetin e Korçës, afër pikës kufitare me Maqedoninë e Veriut.
Bëhet me dije se një trajler është përplasur me një automjet të tipit ‘Benz’ i cili për pasojë ka dalë në rrugë dytësore.
Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.