Connect with us

Shendeti

Aksident në autostradë, makina humb kontrollin dhe plagos dy këmbësorët, përfundojnë në spital

Published

on

Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, ku dy këmbësorë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:25.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet S. Dh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësorët, shtetasit G. M. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(BalkanWeb)